E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi: Nuk kam menduar të largohem nga Bajerni

Frank Riberi ka hedhur poshtë spekuli
met se gjatë merkatos së verës mund
të largohet nga Bajerni i Mynihut, për të
luajtur me Realin e Madridit. Këto zëra u
konfirmuan edhe nga presidenti i bavarezëve,
Franc Bekenbauer, i cili konfirmoi
se "nëse lojtari dëshiron të luajë me Realin,
atëherë Bajerni do ta pranojë këtë vendim".
Por, ylli i Kombëtares franceze deklaroi
se do t‘i qëndrojë besnikë kampionëve
të Gjermanisë, të paktën edhe për pak
kohë. "Nuk kam menduar asnjëherë të largohem
nga Bajerni i Mynihut", tha Riberi
gjatë një interviste të raportuar nga "Tuttomercatoweb".
"Ndihem shumë i lumtur
në Mynih; ky qytet i pëlqen edhe familjes
sime. Tifozët më duan dhe kjo është diçka
shumë e rëndësishme, shtoi ai. Kam
kontratë me klubin deri në vitin 2011 dhe
synoj ta respektoj deri në fund. Reali i
Madridit? Këto janë vetëm spekulime të
merkatos dhe asgjë më shumë". Mesfushori
u "blindua" edhe nga trajneri Jurgen
Klinsman, i cili deklaroi: "Riberi është i jashtëzakonshëm
dhe nuk do të largohet nga
Bajerni në fund të sezonit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›