E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinjo, goditja e gjeniut që mbulon defektet e Milanit

Kur duheshin 30 sekonda nga fundi i Milan-Braga, Horge Jesus, trajneri i Sporting, po kënaqej për kapacitetet taktike dhe personalitetin e djemve të tij. 30 sekonda para fundit, Karlo Ançeloti turfullonte i mërzitur për dështimin e kuqezinjve. Pastaj vjen "një rrufe në qiell të hapur", Milani shënon dhe Braga humbet. Trajneri Horge Jesus do të thoshte: "Braga humbi vetëm nga një goditje e gjeniut". Ronaldinjo ishte "talenti unik", sa vrasës po aq deciziv, i aftë të transformojë në "ar" gjithçka që prek me këmbë apo me kokë. Ka ndodhur kundër Interit, kundër Sampdorias, kundër Napolit. Ndodhi edhe të enjten në mbrëmje në Kupën UEFA. Ai djalë ka një repertor të pafundmë. Ylli brazilian, i cili deri tani ka zgjedhur vetëm "San Siron", si teatër i mrekullive të tij ("është më i dashuri për tifozët", thotë Ançeloti), falë goditjeve magjike ka demonstruar edhe aftësinë për të mbuluar defektet dhe paraqitjet e dyshimta të këtij Milani, që, gjithsesi, po ecën bindshëm përpara. Pra, në një Milan normal si ai i të enjtes në mbrëmje, Ronaldinjo bëri diferencën. "Kam dashur ta fitoj shpejt besimin e skuadrës dhe të tifozëve. Të gjithë më kanë trajtuar shumë mirë para se të vishja bluzën e Milanit. Çdo ditë që kalon ndihem gjithnjë e më shumë si në familjen time", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›