E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua titullin Kampion Bote per Shmelingun

Luan Krasniqi

Pas dy viteve pushim, Luan Krasniqi po stërvitet intensivisht (dy herë në ditë) për rikthimin e tij në ring. Po bëhet gati për sfidën më të madhe të 26 shkurtit, kur do të boksojë kundër amerikanit Xhonathan Benks në Ludvigsburg. Krasniqi 39-vjeçar stërvitjet po i kryen në një palestër me stil të viteve ‘60 dhe po ndihet shumë mirë. "Këtu jam shumë mirë dhe po ndihem sikur jam në shtëpinë time", ka deklaruar Krasniqi. Muret e palestrës janë të mbuluara me faqet e gazetave që përmbajnë tekste dhe fotografi me sukseset e Krasniqit. Kurse fotografia më e rëndësishme për të dhe motivi mbetet ajo e të ndjerit Maks Shmelingut, që është e varur në derën hyrëse. “I premtova Shmelingut para se të vdiste se do ta riktheja titullin e Kampionit të Botës në Gjermani. Dhe këtë premtim dua ta realizoj", insiston Krasniqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›