Man. UTD Familja mbreterore e Katarit interesohet per klubin
Mançester Junajtid, siç dihet, nuk jeton momentin e tij më të mirë për, mbi të gjitha thjesht nga pikëpamja ekonomike. Klubi me bazë në “Old Trafford” po kalon një nga krizat më të këqija financiare të gjithë historisë së tij. Kështu që, nga përtej bregut të oqeanit rrjedhin zëra të rinj mbi mundësinë e shitjes së Mançester Junajtid. Glazerët, të paktën sikurse ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, po zhvillojnë tratativa për t’ia shitur klubin familjes mbretërore të Katarit të sheikut Hamad bin Khalifa Al Thani. Lajmin e ka bërë të njohur Majk Edelson, drejtues i Junajtid, i cili ka deklaruar: “Nuk është sekret, që herët apo vonë Glazerët do ta shesin klubin”. Sipas burimeve të besueshme, klubi britanik ka një vlerë shitjeje te rreth 1,7 miliardë euro. Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani do të ishte i gatshëm të nënshkruante një çek të majmë. “Ekziston përshtypja që prona u është dhënë tashmë investitorëve të rinj për të shëruar borxhin e papaguar dhe për të lehtësuar shitjen”, ka deklaruar një ekspert i financës pikërisht për “The Sun”. Familja mbretërore ishte fondamentale në vendimin që Botërori 2022 të luhej të Katar. Tani po hedh një hap drejt Premier Leagues për blerjen e njërit prej klubeve historike angleze.