E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati Trajneri Benitez derisa eshte aty...

Inter Mundje krahu mes trajnerit dhe klubit për divorcin. Leonardo në “pole”

“Nuk kam pasur mundësi të takoj askënd, po kërkojmë të kuptojmë, kjo situatë është disi rrëmujë, e gjitha ajo që ka ndodhur është e papritur dhe po vlerësojmë të gjitha pikëpamjet”. Kështu tha presidentin i Interit, Masimo Morati, në dalje të zyrës së tij te Saras për pushimin e darkës, pas një mbledhjeje së djeshme me drejtin teknik, Marco Branka. “Më thoni mua nëse ka të reja, sepse betohem, ka pasur punë të tjera dhe nuk di asgjë”, u shpreh Morati për gazetarët, që e prisnin, për t’iu përgjigjur më pas kështu pyetjes, se a është Rafa Benitez ende trajner i Interit: “përderisa është aty...”. Pra, ka akull mes presidentit zikaltër dhe trajnerit spanjoll, i cili vetëm 6 ditë më parë fitonte Botërorin e Klubeve nën drejtimin e skuadrës së Interit. Është përgënjeshtruar në të gjitha mënyrat një takim me Leonardon. Megjithatë, gazetat flasin sërish. Sipas tyre, mbetet vetëm të zyrtarizohet largimi nga pankina i Benitezit, sepse skaleta në hyrje është tashmë gati për t’u kaluar në duart e Leonardos. Ndërsa vazhdon mundja e krahut mes Interit dhe Benitezit mbi natyrën e ndarjes. Nyja që Morati e përkufizon “rrëmujë”, nuk është gjë tjetër, veçse vullneti i zikaltërve për të mbyllur raportin me teknikun spanjoll pa i dëmshpërblyer pagën deri në vitin 2012. Në valle janë rreth 6 milionë euro për spanjollin dhe 12 (bruto) për Interin. Në kontratën e nënshkruar në qershor është parashikuar, që Benitezit do t’i shkojnë 4 milionë neto në vit për dy sezone. Pastaj një klauzolë parashikon prishjen e kontratës nga ana e klubit mes 15 majit dhe 15 qershorit të 2011: në atë periudhë trajneri mund të largohet nga pankina pa i dëmshpërblyer asgjë për vitin e dytë. Ndërsa nëse Interi e shkarkon më përpara duhet t’i dëmshpërblejë të gjitha pretendimet. Ja përse, nëse divorci ndodh tani, klubi i Moratit do të duhet të paguajë 6 milionë euro në dorë. Kjo është pikërisht ajo që dëshiron të evitojë padroni i Interit. Nga Anglia vijnë zëra për një marrëveshje të mundshme për të prishur kontratën në bazë të 8 milionë eurove shpërblim për teknikun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›