Dinosha: Qeveria të plotësojë kërkesat e shqiptarëve
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Malit të Zi (UDSH), Ferhat Dinosha, tha se fakti që kryetari i Lëvizjes për Ndryshim (PzP)i opozitës, Nebojsha Medojeviç, mori në zgjedhjet presidenciale një pjesë të votave të shqiptarëve, tregon se ata nuk janë të kënaqur me gjithçka që ndodh në skenën politike të Malit të Zi dhe se qeveria aktuale duhet ta ndryshojë gjendjen.
Kërkesa kyçe e UDSH-së në kontaktin me Filip Vujanoviçin, në prag të zgjedhjeve presidenciale ishte çështja e kthimit të dy neneve problematike të Ligjit për të Drejtat e Liritë e Pakicave, që flasin për mekanizmin e përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Kuvendin e Malit të Zi, - tha Dinosha për gazetën e Podgoricës "Republika". Duke shprehur kënaqësinë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, në të cilat më shumë se katër të pestat e shqiptarëve mbështetën Vujanoviçin, Dinosha theksoi se nuk është hera e parë që shqiptarët tregohen më të pjekur se disa drejtues të tyre. Kështu ishte situata edhe në prag të referendumit, kur disa grupe ftuan për bojkot dhe disa liderë nuk u angazhuan në mënyrë absolute, në drejtimin që dha rezultati i referendumit. "Lidhur me çështjen ‘Medojeviç‘, UDSH-ja ka pasur qëndrim të qartë, që nga momenti kur kemi dëgjuar deklaratën e tij, se Mali i Zi duhet të ndjekë Serbinë në politikën për Kosovën. Kjo deklaratë e çuditshme e ka përjashtuar atë si kandidat të pranueshëm për UDSH-në, dhe këtë ia kam thënë edhe në takimin personal", - tha Dinosha. UDSH-ja është forcë e hapur politike, që këmbëngul dhe politikisht ka sukses në zhvillimin e një politike realiste e pragmatike. Duke folur për interesat e shqiptarëve në Mal të Zi, Dinosha tha se "UDSH dhe interesi saj përfshihen në interesin e përgjithshëm të Malit të Zi. UDSH është më e votuara, më pragmatike e më e dobishme për pjesëtarët e popullsisë shqiptare. Gjithçka tjetër, sa i përket të drejtave njerëzore, Mali Zi dëshiron dhe do ta zbatojë, sepse aspiron integrimet evropiane. Nuk kërkojmë asgjë më tepër se sa ofron paketa e të drejtave njerëzore, sipas standardeve evropiane, por nuk do të jemi të kënaqur me asgjë më pak", - tha Dinosha.