E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë një protokoll të ri bashkëpunimi me vlerë 51 milionë euro

është nënshkruar dje në Kryeministri, “Protokolli dypalësh i bashkëpunimit për Zhvillim midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të vlefshëm për periudhën trevjeçare 2010, 2011, 2012”, e cila u nënshkrua për qeverinë shqiptare, nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir meta dhe për qeverinë italiane, nga ministri i jashtëm Franco Frattini.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për këtë marrëveshje që u firmos, prej 50 milion Eurosh, në fusha të ndryshme, në një kohë shumë të brishtë nga pikëpamja financiare.
“Kjo nuk e ka bllokuar nënshkrimin e kësaj ndihme shumë të çmuar për vendim tim.
Dua të konstatoj me kënaqësi, zhvillimet e fundit në fushën ekonomike: vitin e kaluar ne kemi nënshkruar katër miliard euro investime italiane në këtë vend, në fushën e energjetikës dhe në fusha të tjera. Italia është partneri më i madh, i shkëmbimeve ekonomike, te vendit tim. Ndërmarrjet e mëdha italiane kanë përgatitur investime të mëdha në Shqipëri. Shqipëria, nuk është një vend i madh, por ofron potenciale të mëdha, mbi të gjitha në fushën e energjetikës. Në këtë kontekst, dua të theksoj se në këtë fushë, kanë nisur investimet, nga ndërmarrje italiane, në më shumë se 1600 megavat për energjinë eolike, të biomasës dhe hidrike”, tha kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›