E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni nis me perplasje viti i ri

Në Maqedoni opozita e ka nisur me sulm vitin e ri. PDSH ka lëshuar akuza të rënda ndaj BDI-së së Ali Ahmetit.

“Vendimin e ka nënshkruar ky zëvendëskryeministër. Në të, një krimineli që sulmon gjyqtarët i është dhënë një post në Parlament dhe në një komision parlamentar”, ka deklaruar përfaqësuesi i PDSH, Luan Tresi.

Ndërsa Branko Cervenkovski ka akuzuar kryeministrin Gruevski, duke kërkuar edhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne nuk jemi në proces integrimi, por konfrontimi. Shikoni se cfarë fushate po ndjek qeveria, se Evropa nuk është korrekte, se SHBA janë një shtet me dy standarte. Nuk mund të ofendojmë familjen ku duam të aderojmë”, ka pohuar Cervenkovski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›