E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia Me pare BE pastaj Kosova

Kosova ka dalë në plan të dytë në projektet e politikës së jashtme të Beogradit, duke u renditur pas anëtarësimit në BE.

Plani i qeverisë serbe për vitin e ri është prezantuar nga vetë presidenti Boris Tadic, i cili ka theksuar se prioritet numër 1 është marrja e statusit të vendit kandidat.

“Qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme në vitin 2011 është BE dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Ndërsa prioriteti i dytë që rrjedh nga Kushtetuta dhe raportet komplekse është Kosova”, ka pohuar Tadic.

Presidenti ka theksuar se Kosova është cështje e brendshme e Serbisë, por që është ndërkombëtarizuar tej mase në vitet ’90. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›