Vrasja e Limajt flet Gani Krasniqi

“Me keqardhjen më të madhe njerëzore unë i shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime familjes së të ndjerit Skënder Limaj. Marr pjesë në dhimbjen e tyre, jam pjesë e asaj dhimbjeje, sepse e kam provuar personalisht një të tillë. Djali im është pjesë e kësaj tragjedie që ka ndodhur në familjen Tuaj. Por unë ju them si njeri dhe si shqiptar, se as nuk është bërë me vetëdije nga ana ime kjo vepër, e besoj edhe nga ana e djalit, i cili edhe tani e ndjen thellë peshën e pendimit, sepse e ka edhe edukatën familjare që të mos e vrasë shqiptarin”, shkruan Krasniqi në letër.
Ish-kryetar i komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së akuzon një pjesë të atyre që i quan “segmente të politikës hakmarrëse dhe primitive”, që sipas tij duan të fusin armiqësi mes shqiptarëve, njësoj si pushtuesi i deritashëm sllav.
Ndërkohë, në një intervistë për VOA, Krasniqi ka komentuar raportin e Dick Marty duke e cilësuar atë si “skandaloz dhe anti-shqiptar” dhe që i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.
Gjatë intervistës Krasniqi ka kritikuar qeverinë kosovare për qëndrimin e saj ndaj kësaj cështjeje, si dhe ka kërkuar hetimin e aktiviteteve të kryeministrit Thaci pas luftës.
“Kemi një kryeministër që ka bërë deklarata të papërgjegjshme. Ne kemi shumë probleme me aktivitetet e tij të pasluftës dhe me abuzimet e tij”, ka deklaruar Krasniqi.