Skela i përkëdheluri i presidentit Skela, heroi i Kotbusit sezonin e kaluar, shtate gola e gjashtë asistë, ka shënuar gjatë këtij sezoni një gol spektakolar kundër Bajernit të Munihut

Ervin Skela është shumë pranë rinovimit të kontratës me Energi Kotbusin. Lajmi është bërë i ditur nga revista prestigjioze gjermane “Kicker” nga vetë presidenti i skuadrës së Bundesligës 1, Ulrih Lepsh. Bosi i ekipit nga ish-Gjermania Lindore e vlerëson Skelën si një lojtar të talentuar: “Jep asiste, di të gjuajë goditjet e dënimit dhe gjithashtu, di të mbrojë mirë. Ai është mushkëria e skuadrës, pasi një lojtar me eksperiencë të mah si ai i jep frymëmarrje ekipit”. Skela, heroi i Kotbusit sezonin e kaluar, shtate gola e gjashtë asistë, ka shënuar gjatë këtij sezoni një gol spektakolar kundër Bajernit të Munihut. Kotbusi renditet në vendin e 16-të (nga 18 ekipe që ka Bundesliga) me 13 pikë.
E Marte, 23 Dhjetor 2008