E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brkic: Dua të shënoj 10 gola

Serbi Mlladen Brkic me katër gola në 16 javët e para të kampionatit është shndërruar në goleadorin e Apolonisë (25% të golave të Apolonisë). Klodian Asllani e Arbër Dhrami e ndjekin me nga 3 gola në garën brenda ekipit. Sulmuesi shënoi në fitoren 3-1 kundër Partizanit, duke qetësuar disi trajnerin e dytë sezonal të fierakëve, Esad Karishik. Apolonia do të presë në shtëpi Teutën dhe Brkic shpreson të shënojë sërish. “Dua të shënoj sërish, objektivi im sezonal është të arrij kuotën e 10 golave”. Apolonia ndodhet në vendin e 10 me 15 pikë, tre më shumë se Lushnja e pesë pikë më shumë se Partizani i vendit të fundit.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›