E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodian Duro, i dashuruar me golinPër ish-lojtarin e Arminia Bielefeld ky ishte goli i tij pestë në kampionat dhe shtati sezonal, duke përfshirë edhe dy golat në eliminatoret e Kupës UEFA

Klodian Duro është shndërruar në mesfushorin e dashuruar me golin. Futbollisti i Omonia Nikosias në kampionatin qipriot shënoi në fitoren e thellë 7-1 të skuadrës së tij kundër Enosis Paralimni. Ish-futbollisti i Elbasanit, Vllaznisë, Partizanit e Tiranës shënoi në minutën e 70-të (Duro dha edhe një asist). Për ish-lojtarin e Arminia Bielefeld ky ishte goli i tij pestë në kampionat dhe shtati sezonal, duke përfshirë edhe dy golat në eliminatoret e Kupës UEFA. Gjatë këtij viti Klodian Duro, i cili mbushi 32 vjec, më 21 dhjetor, shënoi edhe një gol me fanellën e përfaqësueses në fitoren 3-0 të Shqipërisë kundër Maltës. Omonia kryeson kampionatin qipriot me 36 pikë në 14 ndeshje.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›