Kultura e grurit po dëmtohet nga reshjet
09/07/2009 Specialistët e bujqësisë në Fier
FIER- Korrja e kulturës së grurit në sipërfaqet e tokës bujqësore në rrethine Fierit është një proces që po zgjat më shumë këtë vit në krahasim me vitet e tjera për shkak të kushteve aspak të favorshme klimaterike që ka përfshirë vendin tonë. Reshjet e shiut që kanë dëmtuar në fushatën e korrje-shirjes së kulturës së grurit kanë dëmtuar edhe bimën. Fermerët pohojnë se janë shirat që kanë dëmtuar sipërfaqe të tëra mbjellë me këtë kulturë. Si pasojë e reshjeve ata nuk mund të marrin sasinë e planifikuar për këtë kulturë. Këtë fakt e pohojnë edhe specialistët e bujqësisë në Drejtorinë e Bujqësisë në Fier. Ata pohojnë se ndryshe nga një vit më parë këtë vit vihet re një rënie e sipërfaqes së mbjellë me grurë. Rendimenti në kulturën e grurit është i ulët. Sipas specialistëve, vitin e kaluar fermerët morën 45-50 kv për ha, ndërsa këtë vit prodhimi nuk shkon as 35 kv për ha. Shkak është bërë moti i papërshtatshëm, lagështia në kohën e pranverës dhe ndryshimet e shpeshta të temperaturës. Si pasojë e ndryshimeve klimaterike, kokrra e grurit nuk është pjekur 100%, por vetëm 60%, duke ulur kështu edhe cilësinë e prodhimit. Në këtë kushte edhe çmimi i shitjes së grurit për shkak të cilësisë së dobët ka pësuar një rënie të ndjeshme. Fermerët shprehen të shqetësuar për këtë gjendje, pasi nuk kanë mundur të marrin as shpenzimet.