E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gersheret e ligjit 2", kerkese per refuzim zgjatjesh afatesh

Avokati i vene ne pranga pak muaj me pare ne saje te operacionit te koduar "Gersheret e ligjit 2" per mashtrim, refuzon zgjatjen e afateve te hetimit. Nepermjet nje padie te depozituar ne Gjykaten e Tiranes Artan Gjuzi, kerkon refuzimin e prokurorise per zgjatjen e afateve te hetimet, kerkese kjo e cila eshte bere edhe nga prokuroria ne gjykate. Ceshtja eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Sokol Tona. Gjuzi ra ne pranga se bashku me dy persona te tjere Eli Agaj dhe Ardi Agollin. Ata akuzohen nga prokuroria per veprat penale "mashtrim ne bashkepunim", "shperdorim te detyres" dhe "korrupsionit pasiv ne sektorin privat". Sipas hetimeve te njesise se Task Forces, Artan Gjuzi, 35 vjec, me detyre avokat, nepermjet njohjeve ne banken "Partneri Shqiptar i Minikredive", mesohet se perdorte femra, me te cilat kishte njohje, qe hynin garant per te marre kredi ne banke dhe ky i fundit ushtronte rolin e avokatit. Nderkohe qe pasi merrte leket te cilat varionin nga 400-1,2 milione, Gjuzi humbte gjurmet, duke mos u kthyer parate aplikuesve. Fillimisht ndryshonte numrat e telefonit, per te mos u bezdisur, ose u shmangej takimeve. Kjo menyre mashtrimi eshte diktuar nga te demtuarat, te cilat kane bere edhe padite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›