Cifti Patozi serish gjyq per divorc
Tirane - Deputeti i Partise Demokratike Astrit Patozi dhe bashkeshortja e tij Enkelejda kane pasur dje seancen e pare te divorcit te tyre. Sipas burimeve nga gjykata asnje prej tyre nuk eshte paraqitur ne gjykate. Per kete gjyqtarja e ceshtjes, Kace Agolli e ka shtyre seancen per nje date te radhes. Ne baze te ligjit, gjyqtarja e ceshtjes dje duhet te zhvillonte nje seance te pare, qe konsiderohet seanca e pajtimit, ku do t'i kerkoje ciftit rikthimin serish bashke. Ne kete rast nuk eshte zhvilluar as kjo seance e pajtimit, pasi as Patozi dhe as bashkeshortja Enkelejda nuk jane paraqitur, si dhe nuk kane bere ndonje kerkese per shtyrjen e seances per nje date tjeter. Kerkesa per divorcin e ciftit Patozi eshte depozituar pak dite me pare nga keshilltarja e kryeministrit Sali Berisha per ceshtjet e ujit, Enkelejda Patozi. Kjo e fundit i eshte drejtuar gjykates per divorc nga bashkeshorti i saj, deputeti i Partise Demokratike, Astrit Patozi. Padia mban si objekt te saj "Padi per zgjidhje martese". Arsyet qe e shtyne 40-vjecaren te kerkoje ndarjen nga i shoqi, nuk jane bere publike. Nese te dyja palet nuk do ta pranojne pajtimin e tyre, ne seancen e radhes, atehere gjykata do te vazhdohet me procedurat e divorcit. Kjo eshte hera e dyte qe keshilltarja e kryeministrit depoziton ne Gjykaten e Tiranes kerkesen per divorc nga i shoqi. Me shume se dy muaj me pare, ishte gjyqtarja Rezarta Vigani, e cila pushoi kerkese-padine e Enkelejda Patozit, per shkak te mosparaqitjes te ciftit ne asnje seance gjyqesore per divorcin e tyre. Gjyqtarja Rezarta Vigani (Balliu), e cila kishte ne duart e saj ceshtjen e divorcit vendosi qe ne baze te ligjit te pushoje padine me objekt "zgjidhje martese", pasi palet nuk u paraqiten ne proces. As ne ate kohe nuk u fol per arsyet qe e shtyne inxhinieren per t'i dhene fund marteses se saj, por burime nga gjykata u shprehen se mes ciftit ishte bere nje marreveshje e shkruar ku shpjegohej gjithcka. Por nuk kane kaluar me shume se 2 muaj kur keshilltarja e kryeministrit do te kerkoje serish divorcin e saj. Detaje rreth divorcit te ciftit Patozi do te mesohen gjate procesit gjyqesor. Patozi me Enkelejden ishin martuar disa vite me pare dhe kishin dy femije. Enkelejda eshte keshilltare prane kryeministrit per ceshtjet e ujit.
Gjykata pushoi ceshtjen rreth dy muaj me pare
Gjykata e Tiranes pushoi me 25 korrik padine civile te deputetit te Partise Demokratike, Astrit Patozi, i cili kishte kerkuar divorcin nga bashkeshortja Enkelejda Patozi. Ne vendimin e saj gjykata bente me dije se: "Palet nuk u paraqiten dhe ne keto kushte, gjyqtarja ishte e detyruar ta pushonte padine". Padia nuk ishte hedhur as ne shortin elektronik te gjykates, por i ishte caktuar gjyqtares Rezarta Vigani, e cila dje kishte caktuar dhe seancen e pare pajtimore. Po asnjeri prej tyre nuk eshte paraqitur ne seancat gjyqesore.