E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiptaret, pro-amerikane te shquar"

Kryeministri Berisha gjate intervistes se tij per gazeten e komunitetit shqiptar deklaroi se pro-amerikanizimi i pakufishem i shqiptareve, siguron edhe vazhdimin e bashkepunimit te shkelqyer mes Shqiperise dhe Amerikes. Sipas Berishes, marredheniet e bashkepunimit mes dy vendeve, te cilat kane njohur zhvillimet me kulmore gjate dy viteve te fundit, presin te kene zhvillime te tjera shume te rendesishme gjate viteve qe do te vijne. "Shqiptaret kane nje pro-amerikanizem te pakufishem dhe mendoj se kane arsye shume te medha per kete pro-amerikanizem, pasi qe ne momentet me kritike te kombit shqiptar, Amerika ka qene shpetimtare e tij, me mbeshtetjen e qeverise se Amerikes, Kongresit dhe presidentit qe nga Presidenti Wilson e deri te George W. Bush", deklaroi kryeministri Berisha. Ai tha se Shqiperia eshte nje komb i vogel, por nje komb qe krahas fateve te keqija, ka pasur edhe fatin e madh qe ne momentet kyce te historise se tij, te gezoje mbeshtetjen e ketij kombi e vendi te madh. Ne kete interviste kryeministri Berisha vleresoi edhe rolin themelor dhe te pazevendesueshem, te diaspores shqiptare ne Amerike. "Diaspora, edhe atehere kur flaket e lirise u shuan ne Shqiperi, ne diaspore ato mbeten gjalle. Dhe me pas, ne te gjitha koherat, diaspora ka luajtur nje nga rolet me percaktuese ne pavaresine e Kosoves", tha Berisha. Sipas tij, diaspora i ka kryer me dinjitet te madh, me perkushtim dhe atdhetarizem te flakte, te gjitha detyrimet e saj ndaj vendit dhe kombit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›