"PS ka djegur dosjet e sigurimit"
Kryeministri Berisha ne nje interviste per gazeten "Illyria" te komunitetit shqiptar ne Amerike deklaroi se, gjate qeverisjes socialiste jane djegur disa nga dosjet e ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Por kryeministri theksoi se dosjet e proceseve gjyqesore jane te paprekura. Po keshtu lidhur me ligjin e lustrimit kryeministri Berisha pranoi se ai kufizon te drejtat e njeriut, por theksoi se ky kufizim eshte i perkohshem.
Ligji per hapjen e dosjeve eshte pritur me rezerva nga BE, OSBE dhe SHBA dhe kerkohet rishikimi i tij. Pse vijne keto mospajtime nga bashkesia nderkombetare, per nje ligj qe i eshte dashur shume me heret Shqiperise?
Problemi ka te beje jo me nje fenomen, por me nje realitet, nga i cili Shqiperia pa tjeter duhet te ndahet ne menyre te qyteteruar. Themelore eshte kjo: Ka pasur Shqiperia krime kunder njerezimit apo nuk ka pasur? Ka kryer sistemi komunist ne Shqiperi krime kunder njerezimit? Krimet kunder njerezimit jane krimet, torturat, vrasjet, ndjekjet per qellime politike. Kesaj pyetje i eshte dhene pergjigje perfundimtare se, Shqiperia ka pasur krime kunder njerezimit nga sistemi komunist, me shume se Cekia, Polonia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, po te perjashtosh revolucionin e 54-es, te gjitha te marra bashke, shume me teper. Po jap vetem nje shifer: Gjermania Lindore ne 45 vjet ka pasur vetem 250 qytetare te ekzekutuar me gjyq per qellime politike, kurse Shqiperia numeron vetem gra, ne procese politike rreth 800, pa llogaritur sa kane vdekur kampeve, pa llogaritur sa jane ekzekutuar pa gjyq. Po flas pra per grate. A duhet Shqiperia te ndahet nga kjo e shkuar? Shqiperia duhet te ndahet nga kjo e shkuar. Po te marresh historine e vendeve ish-komuniste, ky debat eshte kudo i gjalle. Vjet, Rumania ka vene ligjin per te cuar per ndjekje penale ata qe kane kryer keto krime. Atehere, a mundet qe te ndermerret nje zinxhir i pafund procesesh penale, ndaj atyre qe kane kryer keto krime? E veshtire kjo. Nuk mendoj se eshte e mundshme, por nje forme per ndarje prej saj duhet, sepse po s'u ndave, ato mbeten aty. Kjo pjese e shoqerise qe eshte se paku 25 per qind e saj, kerkon nje ngushellim, nje respekt. Cfare respekti sheh ajo kur ne krye te drejtesise shqiptare, jane te vendosur ata qe kane urdheruar, kane vendosur per vrasjen e nje poeti te ri, per fajin e vet se guxoi te permend termin, te drejtat e njeriut ne vargjet e tij? Cfare respekti ndjejne ata kur ne vitin 90-te, pasi u hoq ligji per tradhti te larte per ata qe arratiseshin, u ekzekutuan ne kufij me dhjetera, ne mos qindra te rinj dhe ne disa raste trupat e tyre u zvarriten diten per dreke ne sheshin e qyteteve si Saranda dhe Shkodra, te lidhur me tela me gjemba. Kurse nje nga ata, ishte deri para tre javesh njeriu kryesor i hetimeve ne Shqiperi. Ky ligj synon nje gje: te ndahemi nga keto krime. Te tjeret po e bejne me procese gjyqesore. Ne nuk po e bejme me procese gjyqesore. Ne themi, dilni me nje ane, sepse keta dolen me nje ane njehere ne 95-en dhe per fat te keq, kur u kthyen socialistet ne pushtet, abroguan pikerisht nenet qe nuk duhej t'i preknin. Kur une u bera kryeminister, gjeta ne Sherbimin Sekret Shqiptar, tre ish-drejtore te Sigurimit te Shtetit si keshilltare. Te shtetit te Enver Hoxhes.
Na thoni konkretisht cilat jane verejtjet e bashkesise nderkombetare per ligjin e dosjeve?
Shiko, pse behen verejtje. Ka te drejte bashkesia nderkombetare. Pse? Sepse kemi te bejme me nje kufizim te te drejtave, por ky eshte nje kufizim i perkohshem. Dhe kete e ka bere cdo vend, nuk eshte Shqiperia qe ka shpikur kete gje. Jo. Shqiperia ka ndjekur nje linje. Po te marresh ligjet e republikave baltike, jane shume me te ashpra, ligji polak i kujteses kombetare, eshte me seksione prokurorie dhe gjykate, pra eshte shume me i ashper. Ky i yni eshte ne mes. Eshte nje model cek.
Si do te zbatohet ky ligj kur llogaritet se shume dosje jane zhdukur?
Dakord, kjo qendron, por mendimi i pergjithshem eshte qe ato qe jane, duhet te hapen. Shiko, kur kam ardhur ne Nju Jork per here te pare, une kam thene qe dosjet te mos hapen. Pse? Pikerisht jam nisur nga kjo qe thua ti. Por, mendimi im u kundershtua, dhe une rashe dakord. Une dija qe ate vit, kur isha ne opozite, ata po digjnin cdo dite dosjet. Megjithate, ka nje gje, dosjet e proceseve gjyqesore jane te paprekura. Ne qofte se ka nje dokument qe ekziston ne menyre autentike, ato jane proceset gjyqesore. Ato jane te gjitha aty.