“Qeveria, ligje të pavlefshme”
25/01/2009 Ylli Manjani
Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtarë të PS-së, Ylli Manjani konstatoi dje se “kaosi legjislativ i Sali Berishëes dominon sot rendin juridik në vend”. Sipas tij, tre vitet e mazhorancës së djathtë kanë prodhuar legjislacion antikushtetues dhe të pavlefshëm juridikisht. Kështu, ndalur në këtë çështje, Manjani numëroi ligjet që kushtetuesja i ka rrëzuar qeverisë, ligjet që nuk përputhen me legjislacionin europian, dhe ligjet që nuk janë botuar në fletoren zyrtare duke e shndërruar atë në instrument të pavlefshëm. Sipas Manjanit, PS-ja ka gati programin e saj, në mënyrë që kur të vijë në pushtet të rregullojë problemet e krijuara nga kjo mazhorancë në kuadrin ligjor në vend.