Diplomat e studentëve do njihen në Gjermani
Zhvillimi i arsimit është kthyer në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve.
Një projekt i përbashkët i GTZ-së me qeverinë shqiptare bën të mundur aplikimin e modelit gjerman të studimeve të integruara me praktikën “Akademia profesionale e Baden-Wurttemberg”. Bazuar krejtësisht në modelin e akademisë profesionale të Baden-Wurttemberg në Gjermani dhe në interesat e ekonomisë shqiptare pranë Universitetit të Durrësit po ngrihet një fakultet i ri autonom. Ky fakultet do të ketë në qendër të tij studimet e integruara me praktikën. Studimi zgjat tre vjet dhe përfundon me marrjen e diplomës “Bachelor of Arts” dhe për herë të parë në Shqipëri kombinohet studimi universitar me trajnimin praktik. Sipas projektit, është parashikuar që studimi në universitet të alternohet me trajnimin praktik në një firmë në formën e 12 javë teori në universitet dhe 12 javë trajnim në firmë, e cila përsëritet gjatë 6 semestrave. Pedagogët duhet të sjellin përvojën e menaxhimit në ndërmarrje. Ndërkohë, studentët nuk janë vetëm studentë, por njëkohësisht edhe punonjës të punësuar në një ndërmarrje. Studimi do të akreditohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga një agjenci akreditimi gjermane. Për rrjedhojë, diplomat “Bachelor” do të njihen direkt edhe në Gjermani, gjë që nuk ekziston deri tani në asnjë nga universitetet e Shqipërisë. Por ajo çka është edhe më e rëndësishme është fakti se, 90 për qind e studentëve që përfundojnë studimet në këtë fakultet e kanë shumë të lehtë të gjejnë punë në firmën e tyre trajnuese.