Ndertimi, rriten cmimet bien qirate
Blerina Hoxha
Cmimet e banesave kane nisur rritjen me ritme te shpejta, pas frenimit qe niveli i cmimeve pati per shkak te efekteve te krizes globale ekonomike. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, indeksi i cmimit te banesave (ICB) pesoi nje rritje me 18 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2009, krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare. Sipas Bankes, kjo ecuri konfirmoi piken e ktheses drejt rritjes graduale, te nisur qe prej tremujorit te pare te vitit 2009. Te dhenat nga vrojtimet e besimit te bizneseve te ndertimit, tregojne per nje prirje ne renie te cmimeve te prodhimit, e cila nuk eshte reflektuar ne cmimet e transaksioneve gjate shitblerjes ne dy tremujoret e fundit. Por nga ana tjeter, rritja vjetore e cmimit te banesave, duke perjashtuar efektin e nencmimit vjetor te lekut ndaj euros, do te rezultonte vetem 10 per qind (18 per qind me kete efekt).
"Bazuar ne te dhena te terthorta, gjykohet se zhvillimet ne cmimet e banesave do te ndikohen si nga rritja e pritur e ofertes, e shprehur ne vleresime me pozitive te prodhimit ne ndertim ashtu edhe nga nje renie e inventareve te bizneseve te ndertimit gjate dy tremujoreve te fundit" njofton raporti per ecurine e nivelit te cmimeve ne sektorin e ndertimit. . Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se vjen si pasoje i zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke, cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht vetem nga efektet e kursit te kembimit. Ne kryeqytet, sidomos per ambiente tregtare ne zonat e shtrenjta, si Blloku, stadiumi "Qemal Stafa" apo prane Radio-Televizionit Shqiptar, kerkesa eshte gjithnje e larte dhe cmimet gjithashtu, jane te shtrenjta. Agjencite imobilare vleresojne se, ato ndryshojne nga zona ne zone, por mesatarisht mund te thuhet se qirate mujore te zyrave luhaten nga 10-25 euro/m2, te dyqaneve deri ne 35 euro/m2, ndersa per banesat llogaritet nje cmim rreth 4-5 euro/m2 ne muaj. Keto nivele cmimesh kane mbetur pa levizur gjate 2-3 viteve te fundit. Cmimet me te larta per sa u takon qirave ne tregun imobilar i paraqesin dyqanet. Edhe midis tyre, me te shtrenjtat ofrohen nga qendrat tregtare. Per nje ambient tregtar prej 25-30 metrash katrore ne nje qender tregtare te Tiranes, mesatarisht, qiraja eshte 800-1.000 euro ne muaj. Por mbi 1.000 euro paguajne edhe dyqanet e rrugeve te njohura tregtare te kryeqytetit.
Qirate ne renie, korrik-shtator indeksi ra me 4.5%
Ndersa cmimet e banesave kane ardhur ne rritje, ndryshe ka ndodhur me qirate.
Ne tremujorin e trete te vitit 2009, indeksi i qirase se banesave (IQB) ra me rreth 4.5 per qind krahasuar me te njejten periudhe nje vit me pare. Ne krahasim me tremujorin e meparshem, indeksi i qirase paraqitet ne pothuaj te njejtin nivel. Sipas Bankes se Shqiperise, raporti i cmimit te shitjes se banesave ndaj qirase se tyre ka pesuar rritje ne tremujorin e trete te vitit 2009. Niveli i tij aktualisht qendron me lart prirjes historike te ketij raporti, ndikuar si nga rritja e cmimit ashtu edhe nga renia e qirave te banesave ne tremujorin e trete te vitit 2009. Sektori i ndertimit perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Sektori ne fjale ne tremujorin e dyte te vitit 2009, shenoi rritjen me te larte vjetore (9.8 per qind), qe nga tremujori i katert i vitit 2007 gje qe u reflektua ne kontribut pozitiv ne rritjen e PBB-se se ketij tremujori. Nderkohe, prodhimi ne sektorin e ndertimit ka shenuar ritme pozitive rritjeje, duke filluar nga tremujori i dyte i vitit. Bazuar ne te dhena nga lejet e miratuara per ndertime nje peshe gjithnje e me te madhe kane zene ndertimet per qellime banimi. Ndersa, ndertimet e reja perbejne peshen me te larte ne vleren e parashikuar te lejeve te ndertimit, krahasuar me rikonstruksionet. Per sa i takon sektorit shteteror ai eshte i perqendruar ne nje mase me te madhe ne ndertimet inxhinierike, ku aktiviteti kryesor lidhet me ndertimin e rrugeve dhe autostradave.