E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emerimet ne polici, prezantohet Emri Vata

Gjirokaster- Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, prezanton kryepolicin e ri te Policise se Gjirokastres, Emri Vata. Agron Kulici ka qene dje i pranishem ne kete ceremoni, duke i komunikuar vartesve arsyet e emerimit te Vates ne krye te kesaj drejtorie dhe levizjen e tij nga i njejti pozicion ne Qarkun e Korces. Per ish-kryepolicin Arben Hysenaj, pritet nje emerim i ri qe ende nuk eshte vendosur, megjithese gjate dy viteve arriti te godiste fuqishem trafikun e droges dhe klandestineve ne kete qark. Por Kulici ka kerkuar ritme me te larta ne luften kunder krimit te organizuar dhe ka marre premtimin nga Emri Vata se do te arriheshin keto objektiva shume shpejt. "Te rritet forca goditese ndaj krimit te organizuar dhe krimit ne pergjithesi dhe vecanerisht ndaj kultivimit te bimeve narkotike",-tha Kulici ne fjalen e tij para efektiveve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›