E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e shpenzimeve per investime, garant per rritje ekonomike ne te ardhmen

Shpenzimet kapitale qe perfaqesojne investimet jane realizuar per tetemujorin 95 per qind te planit ose ne vlere monetare 95 %. Ne terma vjetore, shpenzimet afatgjata te realizuara gjate 8- mujorit kane shfaqur nje rritje prej 56 per qind. Sipas nje analize per situaten buxhetore, Banka e Shqiperise cileson se rritja e shpenzimeve per investime gjate dy viteve te fundit, kryesisht te nxitura nga rruga Durres-Kukes, ka sjelle dhe rritjen e peshes se ketij zeri ne totalin e shpenzimeve. Ndonese ne periudhe afatshkurter, sipas bankes rritja e ketij zeri shoqerohet me rritjen e deficitit buxhetor, ne periudhen afatgjate zhvillimi i infrastruktures eshte komponent kyc ne nxitjen e rritjes ekonomike. Por si pasoje e nje politike fiskale me aktive ne kahun e shpenzimeve, deficiti buxhetor ka ndjekur nje trajektore rritese duke filluar nga muaji shkurt i ketij viti. Ecuria e te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, si nga ana e ritmit te rritjes, apo edhe nga ana e realizimit te planit kane favorizuar zgjerimin e deficitit buxhetor. Per financimin e deficitit buxhetor krahas instrumenteve "tradicionale" eshte perdorur dhe nje instrument i ri "kredia sindikale", qe u more borxh nga bankat e huaja prej Ministrise se Financave. Ky ze ka mbuluar ne masen 50 per qind, deficitin buxhetor te krijuar gjate kesaj periudhe. Rreth 75 per qind e kredise sindikale eshte mundesuar nga bankat jorezidente dhe pjesa e mbetur, perfaqeson kreditimin e bankave dhe institucioneve rezidente ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›