E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço: Ligji ‘antimafia’ në përputhje me ligjin

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço ka kundërshtuar komentet e opozitës lidhur me ligjin antimafia. Ai pohoi gjatë seancës së djeshme plenare se ky ligj nuk do të jetë kundër individit me standard të pajustifikuar jetese por ndaj atij individi të dyshuar se është pjesë e krimit të organizuar dhe vetëm ndaj pasurisë që ai ka vënë në mënyrë të paligjshme sipas këtij ligji. Ne sot jemi në një ekonomi tregu dhe qëllimi i kësaj mazhorance është rritja e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e vet dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen rritja e standardit të jetesës në përputhje me ligjet e këtij vendi të përafruara me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kjo garanci del qartë nga përmbajtja e këtij projektligji që pritet të miratohet pasi në çdo rast si për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë është gjykata dhe vetëm gjykata ajo që do ti garantojë çdo individi të drejtat e tij të fituara në rrugë të ligjshme”, - tha ai. Deputeti i LSI-së njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit sqaroi se verifikimet, hetimet si nga policia gjyqësore dhe nga prokuroria apo dhe gjykimi nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda apo e apelit të krimeve të rënda do të mbështeten te ky ligj dhe do të plotësohen nga rregulla të përcaktuara dhe të normuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Procedurës Civile.

Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›