Diplomati gjerman zbuloi vizat shengen të "Hakmarrjes"

21/02/2005 Pjesë nga akuzat e prokurorisë dërguar Krimeve të Rënda
Orik SHYTI
Me anë të çertifikatave të lindjes, si dhe dokumentave të tjera të falsifikuara ka mundur që me emrin e rremë Artan Misko, të pajiset me pasaportën me nr. Z0236594, lëshuar në datën 20.11.2002 dhe me dëshmi për drejtim automjeti me Nr.794175, lëshuar në datë 10.09.2003,me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shchengen nr.23318439 lëshuar në datë 31.01.2003 dhe nr.23970962 lëshuar në datën 31.03.2003
Kreshnik SPAHIU
Me anë të çertifikatave të lindjes të falsifikuara ka mundur që me emrin e rremë Nikolin Gjoka, të pajiset me pasaportën me nr. Z0241413, lëshuar në datën 12.11.2002, me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shchengen nr.23318440 lëshuar në datë 31.01.2003 dhe nr.23970960 lëshuar në datën 31.03.2003
Gentian ÇAKA
Me anë të çertifikatave të lindjes të falsifikuara ka mundur që me emrin e rremë Arjan Demiri, të pajiset me pasaportën me nr. Z0237217, lëshuar në datën 05.11.2002, me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shchengen nr.23972612 lëshuar në datë 28.04.2003 dhe nr.24439774 lëshuar në datën 18.
Vili Vel sekretari i ambasadës, njoftoi prokurorinë e Përgjithshme
Një dosje është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe "diplomati" 45 vjeçar gjerman u ka dorëzuar autoriteteve shiqptare surprizën. Tepër e rëndësishme për hetimin. Tre të kërkuar kryesor të organizatës kriminale "Hakmarrja për Drejtësi Shqiptare", janë pajisur me viza shengen gjermane në ambasadën e tyre në Tiranë. Vili Vel, agjenti gjerman, ish-sekretari politik i ambasades, ka zbuluar tre pasaportat e vulosura me leje hyrjeje për në shtetin e tij, që kishin marrë Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Gentian Çaka. Më pas ata kanë mundur të udhëtojnë qetësisht jashtë Shqipërisë. Agjenti Vel, vdiq në fund të prillit të vitit 2004 në Tiranë, në një banesë përballë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Vizat
Sipas prokurorisë, me 31 janar 2003, Orik Shyti me qëllim për t’iu fshehur drejtësisë me anë të çertifikatave të lindjes, si dhe dokumentave të tjera të falsifikuara ka mundur që me emrin e rremë Artan Misko, të pajiset me pasaportën me nr. Z0236594, lëshuar në datën 20.11.2002 dhe me dëshmi për drejtim automjeti me Nr.794175, lëshuar në datë 10.09.2003, me dokumente të falsifikuara. Duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shchengen nr.23318439 lëshuar në datë 31.01.2003 dhe nr.23970962 lëshuar në datën 31.03.2003. Gjitjhashtu me anë të çertifikatave të lindjes, si dhe dokumentave të tjera të falsifikuara të dorëzuara pranë D.R.SH.T.RR. Tiranë, ka mundur që me emrin e rremë Artan Misko të pajiset me lejen e qarkullimit nr.195347 datë 18.09.2003 për automjetin tip “Chevrolet Blazer” me numër shasie 1GMDT13Ë1TK231617. Ndërkohë Kreshnik Spahiu ka mundur të mbarojë punë në ambasadën gjermane afro dy muja më vonë. Spahiu ka mundur që me anë të çertifikatave të lindjes të falsifikuara ka mundur që me emrin e rremë Nikolin Gjoka, të pajiset me pasaportën me nr. Z0241413, lëshuar në datën 12.11.2002, me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shchengen nr.23318440 lëshuar në datë 31.01.2003 dhe nr.23970960 lëshuar në datën 31.03.2003. Gentian Çaka që është ende person në kërkim me anë të çertifikatave të lindjes të falsifikuara ka mundur që me emrin e rremë Arjan Demiri, të pajiset me pasaportën me nr. Z0237217, lëshuar në datën 05.11.2002, me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shchengen nr.23972612 lëshuar në datë 28.04.2003 dhe nr.24439774 lëshuar në datën 18.08.2003
Vel
Vili Vel punonte në ambasadën gjermane të akredituar në Shqipëri qysh prej 1 viti e gjysëm. Burime të shërbimit diplomatik kanë theksuar se ai ishte pjesë e ekipit politik. Me ardhjen ne Tiranë
ai kishte zënë me qera një apartament në katin e 9-të të një pallati përballë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bar “Palma e Artë”. Jetonte i vetëm, pasi sipas informacionit që kishin kolegët e trupit diplomatik për të, Vel ishte i divorcuar nga gruaj
Agjenti gjerman vdiq në Tiranë
Vili Vel sekretari politik i ambasadës gjermane në Tiranë, u zbulua rreth orës 15:30 të ditëve të fundit të prillit 2004 në shtëpinë ku banonte përballë Gjykatës së Tiranës, në godinën sipër lokalit “Palma e Artë”. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë grupi hetimor i ngritur me përfaqësinë e diplomatëve të huaj dhe policisë shqiptare. Ekspertët kanë pohuar se 45-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e përdorimit të dozave të larta të alkoolit. Ai Uel vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër dhe kësisoj organizmi i tij nuk mund të përballonte sforcime të tepërta. Për këtë sëmundje, sipas burimeve policore, ai ishte shtruar disa kohë më parë për të marrë mjekim në Spitalin Ushtarak. Diplomati u kishte thënë kolegëve se për fundjavë do të udhëtonte drejt Sarandës apo Gjirokastrës. Por ai nuk doli në punë dhe pas këtyre ditëve, nuk u përgjigjej as në telefon. Në këtë situtaë ambasadsa nioftoi në drejtorinë e policisë së Tiranës për të denoncuar humbjen e Uel. Kontrolli në banesë zbuloi atë që kish ndodhur. Diplomati ishte i vdekur në banesën e tij. Alkooli dhe sëmundja e zemrës, për të cilën ai thuhej se ishte ,mjekuar ishin arsyet zyrtare që motivuan vdekjen e sekretarit të ambasadës gjermane.
Konsulli Vek, "anuloi" 2000 viza dhënë shqiptarëve
Skema që zbuloi trafikun
Me një vizë pajiseshin dy persona. Ekspertët e krimit ekonomik janë befasuar disi, por së fundmi kanë mundur të zbërthejnë lojnë me vizat gjermane që bëhej në Tiranë. Me të njëtën vizë pajiseshin dy shtetas shqiptarë. Sipas hetuesve kur i jepej shengeni kërkuasit, pjesa tjetër, simetrikja e vizes duhej të arkivohej në dosje, që më pas ti përcillej ministrisë së jashtme gjermnae, për bërjen e bilancit në fundvit. Kjo hallkë ëhstë prishur dhe viza ka dalë sërish nga sporteli, për ta marrë një tjetër aplikues. Në Gjermani vetëm njëri nga udhëtarët do të kalonte, pasi i njëti numër serie nuk lejohej dy herë nga persona të ndryshëm. Zbulimi i dha fund tregtisë së majme dhe nisën hetimet për konsullatën gjermane ne Tiranë.
Anulimi
Ministria e Jashtme e Gjermanisë, vendosi anullimin e 2000 vizave Shengen të marra nga shqiptarët në Ambasadën gjermane në Tiranë. Ky vendim u nënshkrua në datën 5 tetor të vitit 2004, pasi në Gjykatën e Berlinit kishte filluar procesi Gjyqësor ndaj ish-konsullit të përfaqësisë diplomatike. Ky vendim kishte si argument shpalljen fajtor të ish-konsullit ndaj të cilit akuzat për abuzime në dhënien e vizave ishin provuar. Menjëherë pas vendimit policia kufitare gjermane doli në kufi dhe filloi kontrollet për sekuestrimin e serisë së vizave të anulluara. Në vendimin e Ministrisë së Jashtme gjermane thuhet se shqiptarëve që u anullohej viza, do tu vihej në shërbim një pasaportë e përkoshme deri në kthimin e tyre në Shqipëri dhe më pas, ata do të përbaleshin me pavlefshmërinë e vizës. Ky skandal vizash është ende i pambyllur në Gjermani, ku ka dhënë dorëheqjen një zëvëndës ministër dhe pritet dorëheqja e ministrit të jashtëm Joshka Fisher
Deklarimet
Disa nga të arrestuarit kanë bërë deklarimet para hetuesve duke pranuar lojën me ish-konsullin gjerman Tomas Vek dhe me një femër tjetër, e cila kishte punuar në zyrën të akuzuarit. Gjatë këtij "biznesi", të arrestuarit thanë se kishin kryer falsifikimin e të paktën 2700 vizave të cilat ishin shitur me një çmim mesatar prej 2500 eurosh. Prokuroria vendosi të njoftojë homologët gjermanë të cilët kishin filluar procesin e hetimeve, nëpërmjet Ministrisë së tyre të Jashtme. Gjermanët kanë kërkuar dëshmitë, të cilat prej ditës së djeshme, kanë filluar në lexohen në akuzat kundër ish-konsullit të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.
Hetim në parlamentin gjerman
Ka qenë një kërkesë e opozitës gjermane për hapjen e një hetimi parlamentar, për parregullistë në dhënien e vizave, pranë ambasadës së akredituar në Tiranë. Përfaqësuesit e opozitës e lëshuan pretendimin e tyre në Kuvend në formën e një akuze ndaj qeverisë gjermane dhe kreut të saj Shreder. Zëdhënësi i qeverisë u shpreh pas deklaratave të opozitës, se Shreder dhe qeveria e drejtuar prej tij, po e presin të qetë fillimin e punës së komisionit hetimor Parlamentar, pasi kanë reaguar në kohën e duhur dhe energjikisht vullnetin për të dënuar skandalin dhe autorët e tij. Më shumë sesa hetimin e skandalit të fundit, grupi parlamentar i opozitës kristiandemokrate e kristiansociale, tha se po kërkonte të hetonte praktikën e dhënies së vizave, e cila sipas opozitës është liberale. Në ciklonin e kritikave nuk ishte vetëm ambasada e Tiranës por edhe përfaqësitë e diplomacisë gjermane në Rusi dhe Ukrainë. Valter Lindner, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se “kemi reaguar menjëherë dhe energjikisht. “Nëse ngrihet komisioni hetimor do ta presim me qetësi"