E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria, Jo klonimit human

21/02/2005  Vendet e zhvilluara pranojnë klonimin për qëllime mjeksore, si për pakistonin, leuçeminë dhe transplantet

Kombet e Bashkuara pasi tërhoqën mendimin e shteteve hoqën dorë nga traktati për ndalimin e klonimit

Shqipëria është rradhitur në vendet që i kanë thënë Jo! absolute klonimit njerëzor. Pas tre vitesh përpjekje vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë hequr dorë nga përpjekjet për të hartuar një traktat për ndalimin e klonimin njerëzor dhe ka mundësi që të kufizohen në nxjerrjen e një deklarate, e cila ju lejon shteteve që t’a zgjidhin vet këtë problem.

Për vite përpjekjet janë kufizuar nga diferencat midis vendeve që duan ta ndalojnë tërësisht klonimin human dhe ata që duan ta kufizojnë vetëm për kërkime shkencore. Në raundin e fundit të bisedimeve me dyer të mbyllura divergjencat u shtuan, në vend që të sheshoheshin, deklaruan zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara, UN, të cilët monitoronin bisedimet.

Sipas një afati të vendosur dy ditë më parë duhej që këto bisedime të përfundonin në një marrëveshje, por diplomatët thanë se ka mundësi që të ketë një zgjatje tjetër.

“Nuk ka për të ndodhur sot, deklaroi Richard Grenell, zëdhënësi i shtypit i përfaqësisë amerikane praën UN në Neë Jork.

Deklarata kundër klonimit human ka mbështetje universale, por më shumë se 40 vende, duke përfshinë Britaninë, Singaporin dhe Afrikën e Jugut, duan që ta mbrojnë kërkimin shkencor, për Parkinsonin, Leuceminë dhe sëmundje të tjera.

Kërkimet më premtuese bazohen në klonimin terapeutikë të qelizave dhe shumë vende që mbështesin kërkime të tilla kanë një industri biteknike shumë të zhvilluar.

Më shumë se 60 vende duke përfshirë dhe the Kombet e Bashkuara, Costa Rika and Uganda duan një ndalim të plotë për praktika të tilla. Shumica vendeve, që i kanë thënë Jo klomnimit human, janë vende në zhvillim ose vende të predominuara nga besimtarët katolik. Vatikani, i cili ka status vëzhguesi pranë UN-së nuk voton, por ka qenë një lob mjaft aktiv për ndalimin absolut të klonimit human, qoftë dhe për kërkime shkencore.

Mosmarrveshjet kanë bërë që të dështojnë edhe përpjekjet për të hartuar një draft ligjërisht detyrues, i cili gjithësesi i hapë rrugë klonimit terapeutikë.

Diplomatët e komitetit juridik të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara kanë punuar gjithë javën për të gjetur një kompromis, i cili është në gjuhën italiane dhe ka qarkulluar gjatë mujëve të fundit.

"Ata pothuajëse ia arritën gjatë bisedimeve dy netë më parë", tha një zyrtar, por pastaj u kthyen për këshillime pranë kryeqyteteve përkatëse dhe sot ishin përsëri të ndarë".

Marrëveshja e propozuar nga Italia do të lejonte klonimin në vendet ku lejohen kërkime të tilla, ndërkohë që do të inkurajonte vende të tjera të ndalonin aplikime në teknikat inxhinjerike gjenetike, të cilat mund të prekin dinjitetin njerëzor.

Vendet të cilat mbështesin iniciativën legale të Kosta Rikës për ta ndaluar tërësisht të gjitha aktivitetet klonuese, përfshijnë vende si Shqipëria, Australia, Bregu i Fildishtë, Kongo, Kenia, St. Lucia, Sierra Leone, Taxhikistan dhe Tuvalu.

Ato që mbështesin inicitivën legale të Belgjikës, për të lejuar klonimin për qëllime shkencore janë Bjellorusia, Kuba, Denimarka, Greqia, Japonia, Suedia dhe Turqia.

Orion Gliozheni

"Klonimi njerëzor, është në dobi të njerëzve"

"Si për çdo gjë kur nis diçka, në fillim ka debate, ka njerëz që janë pro, ka dhe që janë kundër. Të lejohet apo jo klonimi human, varet nga mentaliteti i popullit në atë vend, varet nga inflyenca fetare si dhe nga inflyenca politike. Për ta përdorur klonimin për qëllime terapeutike është gjë shumë e vlefshme. Anglia e ka vendosur, që ta lejoj klonimin për qëllime shkencore dhe mjeksore, si: për disa sëmundje të rënda dhe për kryerjen e transplanteve në kohë. Për shembull, nëse një njeri ka nevoj për transplantin e zemrës, përse duhet të presim derisa të anksidentohet një tjetër që t'i marrim zemrën. Pra, po të përdoret klonimi human për qëllime terapeutike, kjo është në dobi të vet njerëzve", thotë mjeku gjinekolog Orion Gliozheni, nën Drejtor në Maternitetin numër 2.

Mihal Tase

"S'ia dimë fundin, duhen mekanizma për ta kontrrolluar"

"Unë kam lexuar mjaft për këtë problem dhe do t'ju këshilloja një libër "Fundi i njeriut", që e trajton këtë çështje si nga ana shkencore, dhe në prizmin e kulturës që kanë popujt në vende të ndryshme, nga ana fetare, sa besimtarë është njeriu, si dhe politikisht, pasi është vendosje politike. Sidoqoftë mua më vjen mirë që Shqipëria i ka thënë jo kryerjes së klonimit human, pasi vërtet sjell dobi në fushëm e shkencës së mjeksisë, mund të lejohet për qëllime terapeutike, por nuk ia dimë fundit, deri ku do të shkojë përdorimi i saj. Po e lejove duhet të kesh dhe mekanizma shumë të fortë për të kontrrolluar përdorimin. Nuk ka të bëjë thjesht me zhvillimin e biteknologjisë në një vend, por është vendosje poltike, pasi nëse e aplikon përgjegjësia duhet t ëjetë tepër e lartë", thotë Mihal Tase, i specializuar për mjeksinë interne dhe Drejtor në Qendrën Spitalore Universitare.

Arben Ivanaj

"Ne se aplikojmë dot kurr,s'kemi pse të jemi kundër"

"Unë personalisht jam pro përdorimit të klonimit human për qëllime terapeutike. Manipulimet (kështu quhet në gjuhën mjeksore) me qelizën mëmë duhet të lejohen të bëhen gjithnjë duke ndenjur strikt, në kuadër të kërkimit shkencor dhe në kuadër të trajtimit mjeksor. Për shembull transplantimi i palcës së kockës, mund të realizohet shumë mirë me anë të klonimit. Kjo mënyrë nuk mund të aplikohet kurr në Shqipëri, pasi i përket një bioteknologjie shumë të avancuar dhe një kulture shumë të lartë, por nuk ka asnjë arsye përse Shqipëria të mos bashkohet me vëndet më të përparuara. Unë kam lexuar që Komiteti Evropian ka përgatitur një projektligj për ta aplikuar këtë metodë për qëllime terapeutike dhe shumë vende e kanë nënshkruar. Por, kështu dhe Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar Agjensinë për Ushqimin dhe Medikamentet që të hartojë një studim dhe projektligj, i cili vazhdon të diskutohet", thotë Arben Ivanaj, mjek hematolog, në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›