Nis Big Brother në arsim, 20 mësues ngujohen në AVA
Autori i Lajmit: red.
Matura 2009
Nuk është një spektakël për 70 mijë euro por për një detyrë profesionale, nuk do të ngujohen për 3 muaj por vetëm për dy javë. Bëhet fjalë për 20 mësues të cilët do të hartojnë testet e Maturës Shtetërore 2009, si fillim për provimin e Letërsisë dhe më pas për atë të Matematikës. Gjithçka do të bëhet në fshehtësi të plotë (ndalohet nxjerrja e pyetjeve) por nën vëzhgimin e kamerave. Procesi i Kohës së Ekspozimit Potencial të Sekretit (KOEPS) nis nesër në Agjencinë Qëndrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), ku rreth 20 specialistë do të hartojnë tezat e provimit të parë të Maturës Shtetërore, provimit të Letërsisë. Si çdo vit, hartuesit e pyetjeve të provimit do të "izolohen" për të përgatitur dhe shumëfishuar testet e provimit të parë të Letërsisë për mbi 45 mijë maturantë. Burime nga AVA konfirmojnë se fondi i pyetjeve është më i madh se vitin e kaluar. Sipas përcaktimit të MASH, lloji i testit me të cilin do të provohet nxënësi, varet nga lloji i programit lëndor që ai ka përvetësuar në shkollën e mesme. Në përputhje me këto kritere, sivjet do të hartohen teste, në varësi të profilit të arsimit. Kjo, pasi edhe programet lëndore dhe ato orientuese për provimet e pjekurisë, janë të ndryshme për tipe të ndryshme shkollash. Pasi specialistët të kenë përgatitur tezat përfundimtare të letërsisë, do të nisë shpërndarja e testeve në çdo mjedis ku do të zhvillohen provimet e maturës. Ato do të dërgohen me një kuti të vulosur, e cila do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe elementët e nevojshëm për zhvillimin e provimit. Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, maturantët kanë të drejtë të kërkojnë rivleresim të tezave të tyre, të cilat do të bëhen nga komsione të posaçme që do të ngrihen pranë AVA-s. Matura Shteterore nis me provimin e parë, atë të Letërsisë, më datë 2 qershor, për të vazhduar me provimin e Matematikës në 11 qershor, dhe për të përfunduar me provimet me zgjedhje, të cilat zhvillohen më 10 korrik. Për 20 mësuesit të cilët do të izolohen brenda, kjo do të jetë një bashkëjetësë e vështirë nën presionin e masave ekstreme si “ngujimi brenda zyrave të AVA-s, heqja e celularëve dhe moslejimi i kontakteve me asnjë person të jashtëm, bashkëjetesa midis burrave dhe grave, fjetja në zyra, gatimi etj. Rregullat janë rregulla dhe nuk duhen thyer nga asnjëri prej tyre. Në formën më të rreptë të mundshme duhet ruajtur sekreti i pyetjeve të testit dhe kjo është edhe arsyeja e heqjes së celularëve apo vendosjes së kamerave për monitorimin e gjithçkaje që ndodh brenda “shtëpisë” së AVA-s dhe që ka lidhje me hartimin e testeve të maturantëve. Specialistët do të qëndrojnë në 11 dhoma ose më saktë zyra pune të kthyera në dhoma ndenjieje dhe gjumi. Pas disa ditësh, kur specialistët të kenë përfunduar tezën përfundimtare të letërsisë, do të nisë shpërndarja e testeve në çdo mjedis ku do të zhvillohen provimet e maturës. Ato do të dërgohen me një kuti të vulosur, e cila do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe elementet e nevojshme për zhvillimin e provimit.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009