E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria jashtë hartës së gripit të derrave

Autori i Lajmit: red.
Numri i vendeve të prekura nga virusi A H1N1, apo siç u njoh në fillim me emrin gripi i derrave, është 46. Lajmi u konfirmua dje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH). Numri në total i rasteve të prekura me virusin A (H1N1), sipas të dhënave të fundit nga OBSH, arrin në 12.954, nga të cilat 439 janë raste të reja (që nga periudha e raportimit të fundit për situatën e infektimit nga ky virus). Numri i vdekjeve të konfirmuara deri tani nga ky virus është 92, një prej të cilave përfshihet në rastet e reja. Meksika, vendi ku dhe u shfaq rasti i parë me virusin A (H1N1), është dhe vendi më i prekur, me 80 të vdekur. Ndërsa numri i të prekurve nga ky virus në total është 4174, në Meksikë nuk janë konfirmuar raste të reja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar deri tani 6764 raste në total, nga të cilat 10 vdekje. Përsa i përket rasteve të reja, në SHBA paraqiten 212 të tilla, me 1 vdekje. Raste të tjera të infektimit nga virusi A (H1N1) janë regjistruar dhe në Kanada e Kosta Rika, që kanë raportuar secili nga një vdekje. OBSH deklaroi se virusi është përhapur në të gjitha rajonet në botë përveç Afrikës, e cila nuk ka njoftuar për asnjë rast të infektuar me A (H1N1). Vendet me numrin më të madh të të infekturave jashtë territorit të Amerikës së Veriut janë Japonia, me 350, nga të cilat 5 të reja, si dhe disa vende europiane, si Britania e Madhe, me 137 raste, Spanja me Spanja me nga 136 raste. Për rajonin e Ballkanit të dhënat e fundit nga OBSH flasin për një rast të prekur me virusin A H1N1, i konfirmuar në Greqi. Vendi ynë nuk është prekur nga ky virus, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat shëndetësore për përballimin e ndonjë situate të mundshme, në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Më poshtë, tabela me rastet e konfirmuara nga analizat laboratorike të prekura nga virusi A(H1N1), sipas të dhënave të raportuara zyrtarisht nga shtetet anëtare të OBSH:
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›