Shala: Kosova do të marrë përsipër borxhin
Uashington-Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala, i cili ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në takimet e FMN dhe Bankën Botërore, ka deklaruar se politikat e qarta, konform kërkesave të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, do të sjellin rritjen ekonomike të Kosovës, që është një nga përparësitë dhe pikat kryesore të programit të qeverisë aktuale.
Përsa i përket borxhit të Serbisë ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore, Ministri Shala tha për "Zërin e Amerikës" se Kosova do të marrë përsipër të gjitha ato pjesë të borxhit që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë vendin dhe se zyrtarët kosovarë janë në bisedime me të dy organizatat financiare lidhur me këtë çështje.