PE duhet të shqyrtojë për kërkesën e Kosovës
Strasburg-Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luis Maria de Puç, ka deklaruar se deri më tani Këshilli i Evropës nuk ka marrë ndonjë kërkesë për të shqyrtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Luis Maria de Puç, tha se një ditë ndoshta Këshilli i Evropës duhet ta shqyrtojë edhe këtë çështje.
Ai tha se nga 47 vende anëtare të Këshilli të Evropës, 33 tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Puç tha se për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, kërkesa duhet të bëhet nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.