E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa pyetje publike për ministrin e Ekonomisë, Genc RuliNga TemaMinistri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka lejuar mosdeklarimin e sasive të naftës që merr ARMO nga nëntoka prej “Albpetrol”-it, duke thyer vendimin e qeverisë së janarit 2009, e cila kërkon de

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Disa pyetje publike për ministrin e Ekonomisë, Genc RuliNga Tema

Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka lejuar mosdeklarimin e sasive të naftës që merr ARMO nga nëntoka prej “Albpetrol”-it, duke thyer vendimin e qeverisë së janarit 2009, e cila kërkon deklarimin e sasive dhe kostove të produkteve të naftës që shkojnë për përpunim në ARMO.

Gazeta “TemA” kërkon publikisht prej Genc Rulit të deklarojë:

1. Sa është evazioni fiskal dhe borxhi që ARMO e Rezart Taçit i ka krijuar tatimeve nga fshehja e sasive dhe çmimeve?

2. Si është e mundur që kompania “Stream Oil”, pronë e deputetes së PD, Albana Vokshi, (në emër të burrit të saj), ka marrë me koncesion zonën e shfrytëzimit të naftës në Marinzë, me firmën e Mimoza Vokshit, motrës së Albana Vokshit?

3. A lejohet futja e naftës D2 nga jashtë dhe pse nuk arrestohet Rezart Taçi që fut naftë të tillë në Shqipëri?

4. A jeni në dijeni që ministria juaj, e cila përgjigjet për cilësinë e naftës që futet në Shqipëri, toleron ngarkesat e Rezart Taçit, duke shkatërruar tregun dhe ligjet e shtetit shqiptar?

5. A jeni i lirë ta çoni para drejtësisë Rezart Taçin apo jeni peng i tij?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›