E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënohet rasti i parë me grip derrash në vendin tonëNga TemaShqipëria ka shënuar dje rastin e parë të një të sëmuri me gripin e derrave. Mbrëmë kanë mbërritur analizat nga Rumania dhe Britania e Madhe për rastet e dyshuara dhe mësohet se një student

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shënohet rasti i parë me grip derrash në vendin tonëNga Tema

Shqipëria ka shënuar dje rastin e parë të një të sëmuri me gripin e derrave. Mbrëmë kanë mbërritur analizat nga Rumania dhe Britania e Madhe për rastet e dyshuara dhe mësohet se një student nga Gjirokastra ka qenë i prekur me virusin A/H1N1. Konfirmimi është bërë dhe zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila rastin në fjalë e kishte të dyshuar prej disa ditësh. Mësohet se i riu po trajtohet në Greqi.

Para dy javësh ai ishte vizituar në qendrën më të madhe spitalore në vend dhe ishin hedhur dyshime për mundësinë e prekjes nga virusi.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thonë se tani gripi është në një fazë të lehtë dhe nuk duhen neglizhuar për asnjë moment simptomat që shfaqen.

Pak orë më përpara, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, sqaroi masat që po merren për të përballuar një epidemi të mundshme të gripit të derrit në vend. Ministrja Godo ishte e bindur se në vend mund të kishte mbërritur virusi në një formë të lehtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›