Disa tema ekonomike për politikën e idiotësive të përditshme
Zhvillimet në SHBA, që u reflektuan me rënien e vlerës së aksioneve në bursat në mbarë botën, ishin një kujtesë se kriza e kredive, e nisur para mbi një viti në SHBA, ende vazhdon.
Pasojat ekonomike të zhvilllimeve të vitit të fundit në SHBA, janë të dukshme për bizneset dhe për konsumatorët e thjeshtë. Gjatë secilit muaj të këtij viti është shtuar numri i të papunëve. Ndërkohë në perëndim, po bëhet gjithmonë më e vështirë dhe më e shtrenjtë për të siguruar kredi për konsumatorët dhe për bizneset.
Tregjet e kredive dhe ai i sigurimeve në Shqipëri dhe në Kosovë janë relativisht të rinj. Cila është gjendja e tyre dhe a ka gjasë që kriza e kredive që po përjeton perëndimi të ndjehet në Shqipëri? A kanë arsye kreditorët shqiptarë që të shqetësohen momentalisht dhe në afat të gjatë? Cilat janë mësimet që mund të nxirren nga kriza aktuale globale dhe masat që mund të merren për ta shmangur një krizë të ngjashme në të ardhmen në Shqipëri dhe Kosovë?
Mendoj se këto që thashë më lart janë disa tema me të cilat duhet të merret politika dhe shoqëria civile në Tiranë dhe Prishtinë e jo të na shkatërojnë trurin me idiotësitë e tyre të përditshme.