Pamjet në media shpesh nxisin imitimin e tyre nga të papjekurit
Stacione të ndryshme radioje dhe televizive janë kritikuar pasi shfaqën filmime të marra nga YouTube ku një i ri vrau 11 studentë në një shkollë në Finlandë. A duhej që ky filmim të shfaqej në lajme?
Por kjo nuk është ngjarja e vetme. Ekzekutimet e kryera nga Al Kaida në Irak gjithashtu janë shfaqur në ekrane.
Po ashtu shpesh në ekrane shohim edhe kufoma apo fotografi të sapoarrestuarve dhe emrat e tyre.
Çfarë përgjegjësie ka media në mbulimin e ngjarjeve të tilla? A duhet që video të tilla apo akte të tilla të shfaqen?
Përkrah mendimin që mediat duhet të jenë shumë të kujdesshme në transmetimin e këtyre ngjarjeve. Efekti i tyre në audiencën e gjerë mund të jetë i jashtëzakonshëm, flas më shumë në aspektin psikologjik të këtij efekti. Dihet që ngjarje të tilla, si vrasja në fjalë sa vijnë e bëhen më të shpeshta në mbarë botën, dhe unë mendoj që është pikërisht influenca e transmetimit të tyre në media, dhe imitimi i tyre pastaj.