OSSH-ja: Do iu ndërpresim energjinë ujësjellësave
Korçë - Borxhet e mëdha që i kanë institucionet shtetërore Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë janë kthyer në shqetësim serioz në prag të privatizimit të këtij operatori. Nga kjo “virozë” nuk shpëton as qarku i Korccës. Plot 37 milion lekë të reja i detyrohen subjektet buxhetore këtij institucioni.
Sipas drejtorit të OSSH-së në Korçë, Gëzim Honxhalli, problematike paraqitet situata në një pjesë të komunave të të katër rretheve të qarkut. Po kështu debitorë janë edhe Ndërmarrjet e Ujësjellësave të 4 qyteteve. “Po merren masa për vjelien e deytrimeve të prapambetura duke ua ndërprerë energjinë institucioneve debitore”, tha ai. Aktualisht u është prerë energjia të gjithë komunave që nuk kanë paguar.
Ndërsa u është lënë afat ujësjellësave deri në fund të muajit tetor. “Nëse nuk paguajnë të gjithë detyrimet ndaj OSSH, do t’i ndërpritet energjia edhe ujësjellësave edhe pse kjo do të shkaktonte probleme të mëdha për qytetarët që do të vuanin krizën e ujit”, tha Honxhallari.