E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qytetarët janë gjithmonë më të shumtë se një grup abuzuesish

Përfaqësuesit e Aleancës, thjesht protestojnë për TEC-e me bazë nafte. Është normale. E kush qytet në botë do të donte ndotës të tillë në gjirin e vet? Aq më pak qytetet bregdetare. Po ja që ligjin e bën Maliqi. Ne shqiptarët e keqja është se po mësohemi me të tilla mënyra..

Jetojmë në një vend që mendohet se mund të ketë ligje demokratike dhe prandaj mendojmë të bëjmë protesta demokratike. Por jo nuk ndodh kështu! Sepse nëse nisesh për të mbrojtur sipas të drejtave të tua qytetare, shtëpinë tënde dhe të fqinjëve nga ndotja, do të shtypesh në mënyra nga më diaboliket, deri tek më barbaret. Por nuk duhet të harrojmë që Vlora është e Vlorës dhe e vlonjatëve, Vlora është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Dhe këta janë gjithmonë më shumë se një grusht abuzuesish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›