SHBA plan të përbashkët me BE kundër terrorizmit
Bruksel- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar një plan udhëheqësve të Bashkimit Evropian për një politike të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe shuarjen e mosmarrëveshjeve të krijuara pas pushtimit amerikan të Irakut dhe abuzimeve në burgun e Guantanamos, deklaruan sot zyrtarë të BE-së.
Propozimi në fjalë u përshkrua fillimisht si një ide shumë e gjerë që prezantohet në një moment kur dy palët diskutuan lidhur me një kërkesë të Uashingtonit që shtete evropiane të pranojnë një numër të dënuarish për terrorizëm në burgun famëkeq të Guantanamos.
"SHBA-ja me të vërtetë synon të ndërrojë faqe dhe kërkon ndryshimin e politikës së luftës kundër terrorizmit", deklaroi komisioneri evropian për Drejtësinë dhe Sigurinë, Jacques Barrot pas një takimi me sekretarin amerikan për Drejtësinë, Eric Holder, i cili po mbikëqyr procesin e mbylljes së Guantanamos.
Barrot dhe ministri i Brendshëm çek, Ivan Langer, që përfaqëson presidencën e radhës së BE-së, theksuan gjithashtu se gjatë një takimi me zëvendëssekretari amerikan i Drejtësisë James Steinberg, ai kishte propozuar idenë e një deklarate të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit.
Presidenti Barak Obama ka urdhëruar mbylljen e burgut brenda një viti dhe ndalimin e praktikave të ashpra të marrjes në pyetje të të dyshuarve të izoluar atje.