“Grinzane Cavour”, konkursi letrar edhe në Shqipëri
“Grinzane Cavour”, çmimi i njohur letrar për herë të parë do të ndahet edhe për shkrimtarët shqiptarë.
ANILA MEMA
Konkursi që prej 25 vjetësh organizohet në vende të ndryshme të botës, këtë vit pritet të organizohet edhe në Shqipëri. Është pikërisht një nga miqtë e Shqipërisë, Cristiano Bussola, aktualisht këshilltar pranë bashkisë së Torinos, iniciator i këtij projekti për vendin tonë. I ndodhur dje në Tiranë, Bussola në një rrëfim për gazetën “Panorama” tregon këtë projekt, që së shpejti do të finalizohet edhe në vendin tonë. Shqiptarët e njohin këtë çmim, pasi dy vjet më parë me të është vlerësuar shkrimtari i njohur Ismail Kadare, pikërisht në Itali. Ndërkaq, tashmë dhe shkrimtarët e tjerë shqiptarë do të jenë pjesë e këtij konkursi të rëndësishëm për letërsinë. “Projekti bën fjalë për promovimin e poetëve të rinj në këtë vend. Është një iniciativë e imja, jo si këshilltar i bashkisë, por si një adhurues i kulturës shqiptare”, shprehet Bussola.
* * *
Tregon se ka lexuar disa vepra të Kadaresë fillimisht, por si autodidakt di të tregojë edhe pjesë nga historia shqiptare, për regjimin 500-vjeçar turk, për Skënderbeun apo edhe për Enver Hoxhën. “Ky çmim e ka origjinën nga Cavour, që është një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Italisë, i cili realizoi edhe bashkimin e këtij vendi. Dhe për këtë, në Torino në vitin 2011, si kryeqyteti i parë i Italisë do të festohet 150-vjetori i Italisë së bashkuar. Ndaj edhe ky çmim ka marrë emrin e tij, që prej 25 vitesh”, shprehet Cristiano Bussola. “Grinzane Cavour” është një konkurs ndërkombëtar për letërsinë që ka seli në Nju Jork, ka seli në Spanjë, Rusi, Francë, Kubë e vende të rëndësishme të botës. “Në vitin 2001 në Tiranë u zhvillua një konferencë e madhe, organizues i së cilës ishte Giuliano Soria, ku merrnin pjesë shkrimtarë të ndryshëm italianë, por që pas kësaj konference nuk u organizua më asgjë e tillë. Unë e njoh Giulianon dhe i kam thënë nëse dëshironte të organizonim një aktivitet të tillë. Unë falë miqve të mi në këtë vend, mund të krijoja kontakte me ambasadorin italian, Bashkinë e Tiranës, a Ministrinë e Kulturës, për të organizuar aktivitete të tilla kulturore, që i interesojnë Shqipërisë. Ai pranoi dhe më ngarkoi mua të merrem me këtë projekt”, shton Bussola.
* * *
Aktualisht projekti është në fazat fillestare. Sapo i është dërguar një letër kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, nga Giuliano Soria për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm. Dhe është bërë me dije për këtë projekt edhe ambasadori italian. Ndërkohë mendohet që të gjendet një vend i përshtatshëm për ngritjen e selisë së “Grinzane Cavour”. Përzgjedhja e emrave pjesëmarrës në këtë konkurs, sipas tij, do të bëhet 50 për qind nga të rinjtë, që lexojnë autorë të ndryshëm, nga studentët e fakulteteve të Shqipërisë dhe pesëdhjetë për qind nga një juri profesioniste. Ndërkohë slogani i këtij çmimi është: një çmim në duart e të rinjve. “Qëllimi i organizimit të këtij konkursi është që të evidentohen shkrimtarët e rinj dhe të talentuar, të cilët më vonë mund të bëhen të famshëm. Ndër 25 vite jetë të këtij konkursi, ndër fituesit, nëntë prej tyre më pas janë vlerësuar me çmime Nobel. Po le të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë për këtë aktivitet, e më pas të jetë i përvitshëm”, shton Bussola.
* * *
Por si e njohu Cristiano, Shqipërinë. Tregon se për herë të parë në vendin tonë ka qenë në vitin 2002. “Atë kohë më pëlqeu shumë Shqipëria, dhe prej aso kohe u riktheva herë pas here, ku çdoherë vija re ndryshimet dhe zhvillimet që ndodhnin në këtë vend. Ne italianët nuk mund ta imagjinonim. Ashtu sikurse edhe për Shqipërinë sot, italianët nuk janë në dijeni si është realisht ky vend. Herën e parë kam ardhur me mikun tim Paolo Petromilli, atëherë isha këshilltar i Bashkisë së Piemontes. Kur u ktheva në Itali fillova të krijoja kontakte si një mik i Shqipërisë, pa ndonjë detyrë zyrtare dhe këto kontakte sollën që në vitin 2003 të rikthehesha sërish me presidentin e këshillit rajonal, tani deputet në parlamentin italian, Roberto Cota, dhe atëherë filluam të krijonim kontaktet me institucionet e Shqipërisë, në mënyrë zyrtare. Pas ardhjeve të mia më vonë takova Dr. Manushaqe Pisha dhe prej atëherë dëshira ime, jo si zyrtar, është të mundësoj investime të ndryshme në këtë vend”, përfundon Bussola.