Superliga, ja kompromiset që sjell finalja e Kupës
TIRANE-Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet qëllimisht përpara dy javëve të fundit të kampionatit, në mënyrë që të vazhdojnë kompromiset. Ka qenë kjo "bomba" e lëshuar nga trajneri i Tiranës Sulejman Starova në lidhje me takimin e së dielës mes Besës dhe Vllaznisë, që do të caktojë edhe fituesin e trofeut të parë në Shqipëri. Në të vërtetë, fitorja e Kupës nga njëra apo tjetra skuadër, mund të sjellë jo pak kompromise në dy javët e fundit. Në një sezon ku tolerimet dhe kompromiset mes ekipeve kanë qenë kryefjalë, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në ndeshjet përcaktuese të një sezoni. është e qartë se skuadra si Teuta, Apolonia apo Skënderbeu mbeten të preferuar për FSHF-në, kështu që edhe finalja e Kupës mund të sjellë jo pak favore për to.
Fitorja e Besës
Fitorja e Besës në ndeshjen e së dielës duket një skenar që pëlqehet nga të gjithë për momentin. Kjo do të thotë se Tirana dhe Laçi janë automatikisht në Kupat e Evropës, pasi aty do të shkojnë 4 skuadrat e para të kampionatit. Në këtë mënyrë, bardhebluve do t'u mjaftojë të fitojnë derbin me Dinamon dhe ta sigurojnë Evropën edhe në mënyrë matematike, ndërsa ndaj Skënderbeut do të jetë si një miqësore për ta. Ndërkohë, Laçi ka dy ndeshje me dy ekipe që luftojnë për të mos rënë, si Skënderbeu dhe Kastrioti. Kurbinasit, nëse fiton Besa, kanë luksin që në njërën prej këtyre ndeshjeve të tolerojnë. Ndoshta mund ta bëjnë me Skënderbeun në rast se u kërkohet një "nder" nga njerëz të lartë të politikës, por mund ta bëjnë edhe me fqinjët e Kastriotit. Kjo mbetet për t'u parë. Gjithsesi, është e qartë se fitorja e Besës hap shumë skenare për Superligën në dy javët e fundit, përsa i përket sidomos luftës për mbijetesë.
Fitorja e Vllaznisë
Një triumf i Vllaznisë në finalen e Kupës së Shqipërisë ditën e diel do të sjellë një përmbysje të skenareve të mësipërm. Por, ka jo pak kompromise të tjerë. Kështu, shkodranët mund të tolerojnë me Apoloninë dhe të marrin një pikë me Teutën, gjë që do të bënte që fierakët dhe durrsakët të kalonin (duke parashikuar se krutanët humbasin në fushën e vështirë të Peqinit) Kastriotin, që do të binte direkt. Kastrioti në ndeshjen e fundit do të luajë me Laçin, që në rast fitoreje të Vllaznisë në Kupë, është i detyruar për të marrë pikë në Krujë për të qenë në valle për Kupat e Evropës.
Akuzat e Starovës
Trajneri i Tiranës Sulejman Starova e ka quajtur vazhdim të skenareve dhe kompromiseve ndryshimin e kalendarit tani kur mbeten edhe dy javë nga fundi i Superligës. "Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet qëllimisht përpara dy javëve të fundit të kampionatit, me qëllim që këta të FSHF-së të vazhdojnë me kompromiset që kanë bërë gjatë gjithë vitit, - deklaroi Starova i ftuar në "Procesin Sportiv" në Top Channel. - Duka vazhdon të qeverisë me kompromise dhe jo me rregulla. Kjo është arsyeja përse kanë ndryshuar kalendaret". Starova e quajti të çuditshme edhe mënyrën sesi u bë ndryshimi i datave të kalendarit për dy javët e fundit. "Këto gjëra u bënë me vendim të Komitetit Ekzekutiv, kur në fakt mund ta bënte sekretari i përgjithshëm. Nuk arrij ta kuptoj se ç'punë ka Komiteti me datat, ai thjesht duhet të kontrollojë punën e sekretarit si një tip parlamenti që është", u shpreh tekniku bardheblu. I pyetur për këto akuza, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Eduard Prodani, u përgjigj se ato janë të pabaza. "Unë e kam dëgjuar shpesh Starovën dhe ai në çdo emision ka qëndrime të ndryshme, akuza do kishte edhe nëse Kupa luhej më mbrapa dy javëve të kampionatit, kështu që çdo gjë që thuhet varet nga interesat e momentit të klubeve", tha ai.
(d.b/BalkanWeb)