E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina: Burreli, përjashtim dhe zbritje nga kategoria

Disiplina ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve më të fundit, në Burrel dhe Polican, duke i ndëshkuar matjanët me gjobë, me përjashtim nga Kampionati i Kategorisë së Parë dhe me zbritje një kategori më poshtë. Kjo masë është marrë për dhunën e ushtruar ndaj të deleguarit të FSHF-së dhe gjyqtarëve, presionet e kërcënimet e bëra ndaj gjyqtarëve, të cilat kanë shkaktuar edhe dëmtimin e rëndë të përfaqësuesit të FSHF-së, si rrjedhojë edhe e masave të pamjaftueshme të sigurisë që nuk kanë bërë të mundur të parandalojnë aktet e rënda të dhunës që ndodhen në stadium. Po kështu, Presidenti i KF "Burreli" për fyerje dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve të caktuar nga FSHF-ja, është dënuar me 100.000 lekë gjobë, ashtu sikundër lojtari i KF "Burreli", Altin Buna, për fyerje të gjyqtarëve e të përfaqësuesve të FSHF-së, është dënuar me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobë dhe trajnieri i ekipit të Burrelit, Ilir Metani, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj gjyqtarëve dhe anëtareve të ekipit udhëtues, në bazë të nenit 25/5 të K.D. Sportive, pezullohet me 3 (tre) ndeshje, në drejtim të cdo ekipi, dhe gjobitet me 100.000 lekë.
Ja të gjitha vendimet e marra dje nga Komisioni i Disiplinës:

KF "Burreli" për dhunën e ushtruar ndaj të deleguarit të FSHF-së dhe gjyqtarëve, presionet e kërcënimet e bëra ndaj gjyqtarëve, të cilat kanë shkaktuar edhe dëmtimin e rëndë të përfaqësuesit të FSHF-së, si rrjedhojë edhe e masave të pamjaftueshme të sigurisë që nuk kanë bërë të mundur të parandalojnë aktet e rënda të dhunës që ndodhen në stadium, në bazë të neneve 24/12; 22/3,4; 13/3,19 e 4/8 të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me përjashtim nga kampionati dhe cdo veprimtari tjetër zyrtare për 1 (një) vit me zbritje edhe në nje kategori me të ulët si dhe gjobitet me 300.000 lekë.
Presidenti i KF "Burreli" për fyerje dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve të caktuar nga FSHF-ja, në bazë të nenit 24/10 e 3/2 të K.D. Sportive, dënohet me 100.000 lekë gjobë.
Lojtari i KF "Burreli", Altin Buna, për fyerje të gjyqtarëve e të përfaqësuesve të FSHF-së, në bazë të nenit 26/7 të K.D. Sportive, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobë.
Vëzhguesi i FSHF-së, Enver Topalli, për fyerje e shkelje të Kodit të Etikës, në bazë të nenit 28/2.a, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha aktivitetet kombëtare.
KF "Policani", për dhunën e ushtruar pas ndeshjes e jashtë mjediseve të fushës së lojës, ndaj lojtarëve të Bylis, por pa shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e tyre, si dhe për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë, në bazë të neneve 24/12; 22;3; 19 e 4/5 të K.D. Sportive, dënohet me pezullim të fushës së lojës për gjithë kampionatin, deri në përfundim të tij dhe 300.000 lekë gjobë.
KF "Kelcyra" për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin e Pojanit në bazë të nenit 23/3.d, të K.D. Sportive, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0
Trajnieri i ekipit të Burrelit, Ilir Metani, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj gjyqtarëve dhe anëtareve të ekipit udhëtues, në bazë të nenit 25/5 të K.D. Sportive, pezullohet me 3 (tre) ndeshje, në drejtim të cdo ekipi, dhe gjobitet me 100.000 lekë.
Ekipi i Përmetit për lënie të fushës së lojës dhe rifutje në të, në bazë të nenit 24/35 të K.D. Sportive, dënohet me 200.000 lekë gjobë.
Vëzhguesi i F.SH.F-së, Stefi Lato, për veprime me cënim të kodit të etikës sportive, në bazë të nenit 28/2.a, të K.D. Sportive, përjashtohet përgjithmonë nga aktivitetet zyrtare të F.SH.F-së.
Futbollisti Indrit Osmani i ekipit të Maliqit, për goditje me grusht të kundërshtarit, në bazë të Nenit 26/1,8 të K.D. Sportive, pezullohet me 8 (tetë) ndeshje nga aktiviteti futbollistik.
Futbollistët: Fidel Kreka e Genti Lifo, të ekipit të Gramozit, për ofendim të kundërshtarit, në bazë të nenit 26/7, pezullohen për 1 (një) ndeshje nga aktiviteti futbollistik.
Futbollisti Olgert Dervishi, i ekipit të Maliqit, dhe Marjen Ymerllari, për ofendim të arbitrit pezullohen me 3 (tre) ndeshje, në bazë të nenit 26/7 të K.D. Sportive.
Futbollisti Erion Bajro, i ekipit të Tërbunit, për ofendim të gjyqtarit, pezullohet 3 (tre) ndeshje në bazë të nenit 26/7 të K.D. Sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›