E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, rikthimi te fitorja me Apoloninë

Partizani synon një rikthim të fuqishëm në Kategorinë Superiore, kur do të përballet me Apoloninë në Fier, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë. Ekipi i Hasan Likës nuk fiton prej pesë ndeshjesh, dhe Apolonia e vendit të fundit në renditje konsiderohet si mundësia më e mirë për të marrë tri pikët, por dhe për t'u rikthyer te goli që të kuqve u mungon prej tri javësh. Diferenca në pikë midis dy ekipeve është vetëm 6: Partizani 16 pikë, Apolonia, 10.
Mungesat e kuqe
Me disa mungesa të rendësishme në formacion pas largimit të papritur të futbollistëve brazilianë nga një për cdo repart: Kardek (mbrojtës), Leandro (mesfushor) dhe Zhunjor (sulmues), duke i shtuar këtu dhe Ardit Beqirin e skualifikuar apo Sokol Bulku e skualifikuar, trajneri Hasan Lika duhet të gjejë modulin e përshtatshëm përballë Apolonisë që vjen pas dy fitoreve rresht në kampionat.
Rekordi i Muzakës
Takimi i parë midis këtyre ekipeve i zhvilluar në kryeqytet përfundoi me fitoren e ngushtë të Partizanit (3-2): gola të Muzakës, shënuesi i golit më të shpejtë në historinë e kampionateve shqiptare, Babamustës dhe brazilianit të larguar Kardek. Për Apoloninë golat mbajë firmën e golashënuesit më të mirë të fierakëve, Sebino Plaku, njëherësh edhe golashënuesi i dytë më i mirë i vendit (me 9 gola) si dhe të Suljemanit.
Sfidë e re trajnerësh
Të dy ekipet në përballjen e dytë midis tyre gjatë këtij sezoni nuk do të kenë trajnerët që drejtuan formacionet në sfidën e parë. Nga Partizani është larguar Neptun Bajko, për t'i lënë vendin Hasan Likës dhe te Apolonia është shkarkuar rumuni Silviu Dumitresku, i zëvendësuar nga Dhimitër Papuciu. Lika ende nuk e ka shijuar fitoren me Partizanin edhe pse drejton prej dy javësh, ndërkohë që Papuciu në gjashtë javët e drejtimit të tij ka arritur tri fitore.
Përballje ish-ësh
Të kuqtë do të përballen në Fier me disa nga ish-lojtarët e tyre, që për një arsye apo një tjetër janë larguar nga Partizani. Emri më i spikatur është ai kapitenit brazilian Zheradinjo, pot dhe i mesfushorit shkatërrues Rosha. Një tjetër ish-lojtar i kuq është edhe sulmuesi Sebino Plaku, largimi i të cilit nga Partizani ka ndodhur pas refuzimit të një kontrate me presidentin Xhani.

BILANCI I NDESHJEVE
Partizani-Apolonia
Bilanci: 54 ndeshje
33 fitore Partizani
12 barazime
7 fitore Apolonia
Golat: 146-46

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›