E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, 800 milionë euro për të drejtën televizive

Suprizat në skuadrën e Real Madrid-it nuk kanë të mbaruar. Presidenti i galaktikëve, Ramon Kalderon ka konfirmuar dje se klubi ka arritur një marrëveshje 7-vjecare me disa operatorë satelitor për të drejtën televizive, e cila do të fillojë zyrtarisht nga sezoni 2008-2009. Shuma që do të përfitojë Real Madrid shkon afërsisht 800 milionë euro. "Kontrata që kemi nënshkruar është më e madhja në historinë botërore të futbollit", ka thënë Kalderon për të përditshmen spanjolle "Marca". Megjithëse numri një i madrilenëve nuk kishte përmendur emra, gazeta vendase "ABC" ka bërë publike aktorët e tjerë të kësaj supermarrëveshje. Ato janë Digital+, Telemadrid, e cila drejtohet nga bordi drejtues madrilen dhe nga banka Caja Madrid dhe Sogecable. Kjo e fundit, pjesë e platformës gjigande satelitore digi-sat, Prisa ka aktualisht një marrëveshje me Realin. Vlera e saj përllogaritet 55 milionë euro deri në fund të vitit 2008, por ka shumë mundësi që ajo të rinovohet edhe për një vit tjetër dhe të shkojë në 60 milionë euro.

Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›