E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrallë, Fortaleza ndërron 7 trajnerë në sezon

Daniel Frason është njeriu i shtatë në listën e trajnerëve të skuadrës braziliane Fortaleza që merr përsipër të drejtojë brenda sezonit këtë klub. Frason, i cili zëvendësoi Roberval Davino do të jetë në tre muajt në vazhdim në krye të skuadrës, e cila ka rënë përfundimisht në divizionin e dytë, thuhej në faqen zyrtare të klubit.
Davino u largua nga Fortaleza pas humbjes 3-0 në fundjavë me Internacional. Jair Pereira, Jair Picerni, Marcio Bittencourt, Toninho Cecilio dhe Helio dos Anjos kanë qenë trajnerët e tjerë të Fortalezës gjatë këtij sezoni të errët. Toninho Cecilio ka patur aventurën më të shkurtër në këtë pankinë, vetëm 2 ndeshje, krahasuar me 13 ndeshjet e Davino. Që prej janarit kur ka filluar kampionati brazilian janë rregjistruar 40 largime. Fluminense dhe Sao Caetano kanë ndryshuar nga 6 trajnerë në total. Ndërkohë skuadrat e Sao Paulo, Internacional, Parana, Vasco da Gama, Gremio dhe Santos kanë larguar vetëm nga një herë trajnerin.
Përgatiti: Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›