E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronika e “zezë” e dhunës shqiptare

Klubi i Futbollit "Besa" për incidentet ne ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "BESA" të Kavajës Besa-Vllaznia (1-1), u gjobit me 100 mijë lekë dhe zhvillimin e një ndeshje në fushë asnjanjësë.
* * *
Klubi i Futbollit "Shkumbini" për incidente të publikut të klasifikuara të lehta dënohet me 50 mijë lekë gjobë pas ndeshjes Shkumbini-Elbasani (3-0).
* * *
Komisioni i Disiplinës ndëshkoi KF Flamurtari me tre ndeshje jashtë në fushë asnjanjësë pas incidenteve dhe fyerje të arbitrave gjatë ndeshjes Flamurtari-Teuta.
* * *
Klubi i Futbollit "Pogradeci" për dëmtimin e arbitrit të katërt në ndeshjen Pogradeci-Skënderbeu si pasojë e hedhjes në fushë të sendeve të forta u gjobit me 200 mijë lekë.
* * *
Fusha e Peqinit pas incidenteve të ndodhura gjatë zhvillimit të ndeshjes Shkumbini-Partizani (0-2) ndaj asistentëve Indrit Shima dhe Sokol Avdo pezullohet për 6 ndeshje.
* * *
Klubi i Futbollit "Gramozi" për dhunën e ushtruar ndaj arbitrave dhe futbollistëve kundërshtarë gjatë ndeshjes Gramozi-Bylis, përjashtohet nga kampionati dhe cdo veprimtari futbollistike për 1 vit
* * *
Klubi i Futbollit "Luftëtari" për hedhje të sendeve të forta në fushë dhe ofendim publik të arbitrave dënohet me 100.000 lekë gjobë.
* * *
"KF "Burreli" për dhunën e ushtruar ndaj të deleguarit të FSHF-së dhe arbitrave, presionet e kërcënimet e bëra ndaj arbitrave, të cilat kanë shkaktuar edhe dëmtimin e rëndë të përfaqësuesit të FSHF-se përjashtohet nga kampionati dhe cdo veprimtari tjetër zyrtare për 1 (një) vit me zbritje edhe në një kategori me të ulët.
* * *
Klubi i Futbollit "Policani", që merr pjesë në Kategorinë e Dytë, për dhunën e ushtruar pas ndeshjes e jashtë ambjenteve të fushës së lojës ndaj lojtareve të Bylis-it, dënohet me pezullim të fushës së lojës për gjithë kampionatin deri në perfundim të tij

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›