E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen: “Alonso, harroje titullin kampion në 2007”

Piloti i ardhshëm i Ferrarit, Kimi Raikkonen ka paralajmëruar Fernando Alonson se ditët e gëzimit të titullit kampion i ka të numëruara dhe sezonin tjetër beteja për kurorën e kampionit do të bëhet mes pilotëve të "kokuqes". "Rivali më i vështirë nuk do të jetë Fernando, por shoku im i skuadrës, Felipe Massa. Që nga ky moment e në vijim unë
do ta shikoj McLaren-Mercedes vetëm nga pasqyra", ka deklaruar finlandezi për revistën gjermane "Bild". Raikkonen beson se Ferrari ka qenë zgjedhja më e mirë e tij, ndërkohë që spanjolli ka gabuar shumë që u transferua te McLaren. "Ka shumë arsye pse unë në pesë vite fitova vetëm 9 cirkuite. Sigurisht unë kam bërë më pak gabime se pjesa tjetër e pilotëve, por makina ime ka qenë shpeshherë jo e qëndrueshme. Ferrarin e kam zgjedhur shumë kohë para dhe jam i sigurt se me këtë skuderi do të shpallem kampion bote. Ky është objektivi im megjithëse është e vështirë ta them se kur do të bëhet realitet".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›