Donadoni: “Topi i Artë” një italiani”

Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni beson se do të jetë një futbollist italian, ai që do të fitojë "Topin e artë", duke bërë kështu aludime për Kanavaron dhe Bufon, të cilët mund të triumfojnë në cmimin prestigjioz të "France Football", që do të jepet më 27 nëntor 2006.
"Është një listë me lojtarë të rëndësishëm, dhe midis tyre mund të jetë edhe Kanavaro. Unë shpresoj se ai mund të fitojë atë, ashtu sic shpresoj se mund të jetë dhe Bufon", shpehet Donadoni.Italiani i fundit që fitoi "Topin e Artë" ishte Roberto Baxho në vitin 1993. Vetëm katër italianë kanë mundur të fitojnë këtë cmim: Rivera, Sivori, Rosi dhe Baxho.