Skela, as në pankinën e Ascolit

Ervin Skela nuk ka qenë, as në bankën e rezervistëve të Ascolit në ndeshjen që skuadra e tij ka arritur të barazojë ndaj Romës me rezultatin 2:2, megjithëse ishte menduar që shqiptari do të fillonte këtë ndeshje si titullar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kaluar një krizë së fundmi dhe është kritikuar, edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Otto Baric, për ndeshjet e fundit të zhvilluara me Kombëtaren, ndërsa duket se punët nuk po i shkojnë mirë, as te skuadra tek e cila është transferuar pak para fillimit të këtij sezoni tek Serie A.