Tare, 45 minuta kundër Sampdorias

Igli Tare ka zhvilluar një pjesë lojë në ndeshjen, që skuadra e tij Lazio e ka humbur me rezultatin 2:0 nga Sampdoria. Bjondi shtatlartë është futur në fushë në fillim të pjesës së dytë në vend të Tomasso Rocchit. Shqiptari është shfaqur i rrezikshëm dy herë para portës kundërshtare, duke detyruar portierin e Sampdorias, Castellazi që të bëjë dy pritje të vështira, por nuk ka arritur që të gjejë rrugën e golit, ashtu si edhe asnjë nga futbollistët e tjerë të skuadrës romake.