Bogdani, 90-minutëshi i parë në këtë sezon

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluare ndeshjen e parë të plotë me skuadrën e tij në këtë sezon. Shqiptari ka qenë në fushë për 90 minuta në ndeshjen, që Siena e tij e ka barazuar me rezultatin 1:1 me Catanian, ndërsa nuk ka arritur të gjejë golin, as në këtë javë. Shtatlarti që ka shënuar 11 gola me Sienën në sezonin e kaluar gjithsesi ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Në fakt goli i vetëm i shënuar nga Frick për Sienën, ka ardhur pas një goditje të Bogdanit që ka përfunduar në shtyllë, ndërsa topi ka shkuar tek sulmuesi i Kombëtares së Lihtenshtajnit, i cili ka dërguar Sienën përkohësisht në epërsi. Bogdani ka qenë vërtet i pafat në këtë përballje, pasi ka prekur dy herë shtyllën e portës së Catanias.