E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrustemi merr pasaportën, nesër kundër Sllovenisë

Nga Leonard Karaj
Albania-sport -Presidenti Moisiu i bëri një tjetër shërbim të cmuar futbollit shqiptar. Numri Një i shtetit shqiptar ka hedhur të zezë mbi të bardhë firmën e tij për pasaportën e Rrustemit. Duke parë edhe problemet e shumta ne mbrojtjen kuqezi mendohet se futbollisti i Borusia Mynshegladbahut II ne Bundesligë do ta nisë që nga minuta e parë takimin ndaj Sllovenisë. Blerim Rrustemi është futbollisti i 11 kosovar që është propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për pasaportizim dhe është dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›